E di cfarë kam mësuar me kohën?! Se cdo gjë shkon në vendin
e vet... Ka një fije të fortë shpjegimi për atë që ne presim e atë që jeta na
ofron, është arsyeja! Gjithcka ndodh për një arsye!
Ndodh që njerëz të ikin e furishëm të tjerë të vijnë në rrugëtimin
që zgjedhim të bëjmë, ka dhe nga ata që janë gjithnjë aty, ata që t'i do zemra,
ata të përhershmit, që në shtrëngim të një përqafimi prej malli harrojmë tjua
themi zemër për zemër sa i duam!
Jam e veshur në të lumturën e zotimit të fjalës: ti do të
jesh gjithmonë! Në cdo ditë e në cdo vit do t'i qendroja besnike vetes duke
dashur ata që në fund të ditës do gjejnë kohën për të më thënë, më ka marrë
malli, si je?!
Koha është besnikja ime! Më ka dhënë aq shumë orë të rënda
leksionesh e më ka paqëtuar nën shprehjen, koha do ta tregojë. E në fakt ajo
m'i ka treguar të gjitha, më ka thënë në heshtje pse ti ike, pse dikush tjetër
zgjodhi të qëndrojë, pse të tjerë nuk janë më ata që ishin e pse unë do të
mbetem po prap njësoj me një cantë mësimesh në shpinë!
Jam ende një studente e saj, si sfungjer përthithës për të
mbledhur cdo fletë të një dite të re. Nën këmbë, tapet të butë kam sigurinë se
në ciklin e jetës do të rrethohesh prej gjithckaje që vetë e ke prurë në udhën
tënde.
Kam dashur fort, kam zhgenjyer, jam bërë egoiste e shumë herë
altruiste, një për një i kam marrë mbrapsht si kusur, e me to kam shpenzuar të
blej një mësim të ri! Me gjithë marrje-dhënien e vetes me të jashtmen kokë-lart
i jam buzëqeshur jetës nën falenderimin e një njeriu të butë e zemër plot.
Me kohën jam e dashur, ja di orët, ja njoh të gjitha, jam një
zonjushë veshur në fustan të qëndisur prej cdo rruaze jete, jam e lumtur nën atë
fustan, jam e veshur me zemër!
Shkrimi i adhurueshëm, ti më shumë! ❤
ReplyDelete