Mamit... (Sepse cdo gjë nis e mbaron me ty, si ky vit!) Për cdo ditë, në cdo vit, në cdo stinë, ti je fillimi dhe mbarimi, je gjithcka unë jam! Je i vetmi person që më burgos fjalët, por dije që me shpirt, të kam ndërtuar një mbretëri! Faleminderit që më ke dhënë jetën dhe që je kujdesur për mua gjatë 9 muajve brënda teje e gjatë 28 viteve krah teje. Pse njerëzit cuditen kur unë them se jam me fat që të kam?! Të gjithe ndihen me fat fundja... Ti ke qënë aq sa jam unë sot, kur jeta të mori njeriun më të shtrenjtë, nënën tënde, e prej asaj dite, unë u bëra globi yt dhe ti forca ime. U rritëm bashkë të dyja... Jam e sigurtë që asnjëherë nuk e kam shkruar faktin që jashtë cdo buzëqeshjeje, brënda cdo emocioni, në cdo fjalë dhe në cdo hap, është një mburojë që askush nuk ma njeh. Njëherë më ke thënë se një njeri nuk ka nevojë për ideale por për udhëzime, e ndoshta ti ende nuk e di që unë zgjodha idealin të udhëzuar nga ti. Ti më mësove ambicien, forcën dhe këm...