Skip to main content

Nuk ta them dot!


Sot edhe i ftohti të bëntë të mbyllje gojën, prej arrogancës që ka. Në diell edhe negociohej në fakt, po prap bëra një hap mbrapa. Se di ende në fakt nëse bëj mirë ose keq kur nuk flas, nuk reagoj, se përgjithësisht e njoh veten për person shumë ekspresiv, që nuk më kalon asnjë situatë pa thënë dicka…

Po sot… nuk ta them dot!
Nuk ta them dot se si sot zgjodha versionin më të keq timin, të mos hap gojën!
Mendja njerëzore natyrisht mbithekson rëndësinë e gjërave negative. Humbja e diçkaje është dy herë më e dhimbshme se gëzimi i fitimit të një gjëjë tjetër.

Kjo është arsyeja pse një lajm negativ raportohet më lehtë. Kjo është arsyeja pse ajo është më joshëse për t’u lidhur me të tjerët përmes ankimit dhe thashethemeve dhe jo përmes mirënjohjes. Është më e lehtë negativja.
Nuk harroj të jem mirënjohëse përtej kësaj, sepse e di që është aftësi lumturie kjo gjë!
  
Sot heshta për cinikun, i cili nuk kontribuon asgjë për shkrimin tim. Ai është një parazit dhe një telash më shumë. Sot zgjodha t’ja paketoj të gjitha gjërat e tja lë jashtë derë me mbishkrimin:
“Cinizmi është i lehtë. Kreativiteti është i vështirë. Unë zgjedh të krijoj. Pra, mbylle, se po shkruaj.”

Së dyti, heshta edhe për dyshuesin që është shqetësuar për komoditetin tim, nëse ajo cfarë shkruaj është vërtetë me vlerë për t’u lexuar apo ajo cka lexoj pasi unë shkruaj, më lëndon apo më gëzon?!

Ndoshta do më lëndojë. Ndoshta do ndihem e refuzuar. Por kjo që bëj është shumë më e madhe për të lënë një dhimbje të vogël të ma marrë. Me mirësi po të lë një shënim:

“Mbylle, se po shkruaj.”

Këtij të fundit ja jap heshtjen në pjatë të ftohtë, si hakmarrjen. Jam e drejpërdrejtë dhe shumë e qartë me kritikun. E falënderoj për të gjithë kontributin në zërin tim krijues. Pastaj i them hesht.
Nuk je i nevojshëm tani.  Nëse pas botimit të librit të tretë do kesh dicka për të thënë, bëje, sot jo.

“Mbylle, se po shkruaj.”

Një botë me fjalë mund t’i shkruaj në ditë kur kuptoj se është më mirë të hesht, të mbyll derën fytyrës ndaj cdo efekti të jashtëm që ma bën më të shëmtuar pamjen që unë zgjedh ta shoh në dritë të plotë. Edhe kur lëndohem, zgjedh të mos flas, sepse e di që jam e aftë të shkarkoj mbi ty gjithë kutinë e të voglave heshtje akumuluar në kohë! Sot heshta përballë thyerjes në copa xhami të qënurit qytetare në kërkim të vëmëndjes së asaj që meritoj.


Heshta sepse shkela në xham të thyer, një nga ata që një moshatare e imja kish thyer dje…

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...