Ke lënë një cantë këtu dhe e di që
me siguri do të kthehesh ta marrësh. Mban brenda shumë gjëra e është e rëndë për
t’u lëvizur ndaj nuk kam ardhur unë të ta sjell. Sepse e di që ti do të vish… E
kam futur diku që as të mos mundem ta shoh, sepse edhe skutat më të vogla të saj,
i kam paketuar unë!
Është një pako e madhe që zë më
shumë vend, e mbusha pak nga pak atë, e mban mënd, ditëve të ftohta të
shkurtit. Sa e rëndë u bë në fund, as vetë nuk e kuptova që kisha futur dhe
shpirtin brënda!
Ke një tjetër pastaj, në cep, ka
një qese blu mbështjellë, atë e kam palosur ditë të hëne, dallohet, është e c’organizuar,
ka një buzëqeshje, një hatërmbetje, një të puthur, të gjitha aty!
Këtë prej letre me gërma e ke të
vecantë, se më vjen të qesh kur e kujtoj se cfarë ka brënda, janë të gjitha
mesazhet e mia, analiza të detajuara të cdo gabimi tëndin, kërkesa të vrullshme
për të të prishur gjumin me inatin tim prej zgjimit të herët, falenderime prej
zemre, dhe një peng që e vura si fjongo të kuqe!
Ajo më e vogla ka një orë brenda!
Thonë se është dhurata më e
shtrenjtë që mund t’ja dhurosh dikujt, koha, është gjithcka kemi, që ikën e nuk
kthehet. Ajo, si unë, ecën!
Ah, po, kam dhe një filxhan, në
fakt nuk është I yti, por ta kam vënë unë aty. Për cdo kafe që kam rrotulluar mëndjen
me 100 pikëpyetje, për të hidhurën e saj me ëmbëlsinë e mëndjes time, për të
nxehtën dreq kafeje që më e errët se vetë pasditja e dimrit, më shoqëroi kaq
kohë.
Ke një grusht me kapëse fletash
aty tek kutia e bardhë, që të ri-organizosh edhe njëherë ato që tashmë i di mirë,
se jo pa qëllim t’i kam vënë aty!
Atë kalendarin që e vura në fund
që të mos grisej, e kam rrotulluar me të kuqe në datën që përherë më duhet të
ta kujtoja unë, e mos më pyet pse është lënë bosh kohëve të fundit, se janë të
gjithë muajt që t’i lashë ty ti shënoje. Jo pa qëllim edhe kjo…
Në cep është një lodër me shumë
fytyra, janë të gjithë ata që të rrotullohen ty, po unë si e keqe në sytë e
tyre e mishërova në një trup me disa koka, se të gjithë njësoj janë, vetëm
komedive të tyre i ndryshon titulli, njëherë më bëjnë mua të qesh e njëherë ty. Unë
jua njoh teatrin, po mua nuk ma kuptuan asnjëherë të qeshurën…
Ngaqë të gjitha janë të paketuara
në kuti e qese të ndryshme, mori një formë të cuditshme e gjithë canta e më
duhej ta mbushja.
I dhashë frymën, të thellë e prej
nga aty ku mbushesh me gjithë shpirt…
Ke lënë një cantë këtu dhe e di
që me siguri do të kthehesh ta marrësh. Mban brënda shumë gjëra e është e rëndë
për t’u lëvizur ndaj nuk kam ardhur unë të ta sjell. Sepse unë e di që ti do të
vish…
Comments
Post a Comment