Skip to main content

T'a shkel syrin!


Të gjithë gjykohemi nga njëri-tjetri, padiskutim. Edhe po të mos bësh asgjë, do thonë: “uaaa, e pe mi, sbëri asgjë, nuk reagoi fare…” Gjëja më e thjeshtë për t’u bërë pre e gjykimit, është të jesh plotësisht vetvetja duke bërë prioritet vetëm interesat e tua pa e lodhur trurin se  si mendojnë të tjerët, po fundja të gjithë me kokën në jastëk në darkë, gjykojnë vetëm brënda vetes! Në thelb egoist mbetemi…

Por momenti më i lezetshëm është kur të vijnë në vesh të gjitha c’thuhen për ty. Unë personalisht i kam argëtim këto të fundit, me kohën kam mësuar se si ta bëj më të këndshme lojën me karaktere të ndryshme njerëzish që ndoshta janë edhe nga ata që të fërkojnë shpatullën (dy herë) e të buzëqeshin në dukje krejt dashamirës, madje nuk kursehen të të thonë se sa i kishte marrë malli dhe që ju bëhet qejfi që ti je mirë (kjo është fraza më kulmore e artit të mashtrimit sy për sy).


Sapo është larguar nga unë, ka  zbrazur 1001 të zezat, po rëndësi ka që tek unë doli i mirë. Këtë lloj kategorie për dreq e njoh mjaft mirë, edhe ju, se vë në dyshim, se ky “krimb” qarkullon në të njëjtin ambjent me mua e me ty, dhe madje kanë një gjë të mirë, se në bisht të syrit ende t’i hedhin sytë duke të të lënë të mendosh që “ooh shiko sa i mirë dhe shoqëror është…” dhe ti i shkel syrin në formë miratimi. Aty për aty dije që është duke të gjykuar edhe për personat që ke në tavolinë, në sytë e tyre, ne jemi vorbulla që as gurin e vetëm tek pull nuk e lë të rrijë në tokë. Unë e vlerësoj kur para gjykimit tënd ti vetë më ke veshur me mburojë, jam komode fort kur e di që më druhesh e ndaj në fasadë më flet mirë. Dhe mirë bën të ma kesh frikën…pse e them këtë?!

Sepse ta njoh lëkurën!

Gënjeshtra jote nuk më kushtëzon mua apo atë cfarë unë bëj.  Nëse ti gënjen nuk është faji im. Mua dukja jote më kënaq, mashtrimi yt, më bën të fuqishme në syrin tënd!

“Celsat e përgjegjësisë” nuk i
mban dot ai që nuk ka objekt! Kështu që edhe ti, në syrin tim, je thjesht një qiramarrës thashethemesh që edhe transportin e tyre do ta vendosësh në faturën time. Ti e di që kur jam vetëm jam më e keqe se në grup, ti e di që kur jam vetëm , jam më mirë se 100 në turmë, ti ma njeh aftësinë për të pranuar në heshtje mashtrimin tënd, ma njeh shkeljen e syrit kur të them se “do shihemi”, ti e njeh veten përballë meje, e tani më thuaj, sa të kushtoi një gjykim?!

Tingëllon shëmtuar por nuk mund të hapë gojën dikush që është i zhytur në baltë, se për dreq të mbushet goja e mbytesh!


Desantila

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...