Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty…
Ktheja shpinën diellit të të
ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një
moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga
ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i
parëndësishëm, merr formë!
A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë
me ndjesinë e dlirë?
Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të
shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që
vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i
përkëdhel me qejf.
Ndiz muzikën dhe sill në mendje
cdo kujtim që të vjen prej saj…
Vallëzo me veten, sic bën me
tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka jashtë
nesh, gëzoje veten sic vrapon për të dashur lumturinë në sytë e dikujt tjetër. Merre
veten përdore e këmbëzbathur shoqëroje udhës së gjelbër njomur me vesë. Ji e
butë me veten.
Bëj gëzuar!
Ndjej!
Merre veten përdore, ule në copën
e mëndafshtë dhe shtroji disa kujtime të vogla. Merr të ëmbla, të kripura, merr
dicka ndërmjet, merr një gotë verë dhe lutu që ky moment të zgjasë, mblidh disa
lule përreth e vendosi në një cep. Jepi vetes gjithë ajrin të mbushësh shpirtin
me atë lloj lirie që quhet paqe. Merr dritë dhe shkëlqe. Përtej kufijve të realitetit
lejoje veten të qendrosh gjatë. Të gjesh kuptimin e bukur të përhumbjes së
vetes gjetkë, të jetosh si një frymë e mjaftuar me diellin, me muzikën, me
qiellin që prej nga aty shtrirë duket sikur e mbërrin me duar e sistemon me
endje edhe retë.
Merre veten përdore dhe ulu diku
larg dhe qetë, ndiz muzikën dhe merr frymë…
Të dielën!
Comments
Post a Comment