Nuk di nga t’ja nis. Për një person si unë është
shumë e veshtirë të pranojë gabimet. Në
fakt nuk ja them shumë për të qënë talent i “ndjesave”, por përpiqem të përulëm
prej zemre, në ato gjëra që ndoshta me ose pa vetëdije mund të kem bërë për të
lënë dikë të trishtë. Shpresoj të më kuptoni që nuk ka qënë aspak qëllimi im t’ju
fyej dhe sinqerisht nëse e kam bërë më vjen vërtetë keq. Ju betohem. Jam njeri
shumë i mirë. Tërheq mbrapsht cdo fjalë…
Të kërkoj ndjesë ty që dje të fola aq keq. Në moment
e ndjeva peshën e fajit, po si një kokëfortë që jam, nuk e pranova në
syrin tënd, e vazhdova rugën time.
Më vjen keq
që nga unë ke lexuar shpesh herë mesazhe refuzimi. E di se në atë cast më ke urryer.
Më vjen keq që përvojat e tua të vërteta të jetës
nuk konsiderohen prova për të më forcuar mua mëndjen.
Më vjen keq që imazhi dhe personazhi imagjinar prej një
ylli televiziv është më e rëndësishme se sa jeta jote e vërtetë dhe aktuale, gjë
të cilën unë ta kam “plasur” në fytyrë.
Më vjen keq që shpesh herë ma ka marrë më shumë vëmëndjen
telefoni im sesa fjalët e tua në kafen e pasdites.
Më vjen keq që askush dhe as unë nuk të besoi për
atë eksperiencën e hidhur që kalove, jam treguar mizore e di.
Më vjen keq që të kam shkelur, sulmuar, manipuluar,
dhe kam vënë në pikëpyetje atë cfarë ke
bërë për mua.
Më vjen keq që njerëzit nuk e kuptojnë kur ju thua se je i "pafajshëm derisa të provohet
fajtori".
Më vjen keq për shumë gjëra që ke dëgjuar nga unë.
Më vjen keq që në vitin 2015 ke dëgjuar nga unë
edhe dështimet e mia, e di që kjo nuk më bën aspak pozitive në syrin tënd, as
ty nuk të lumturon, as mua nuk më ndihmon. Kam orkestruar shumë akuza ndaj të
tjerëve e kam harruar t’ja këndoj këngën e fajit edhe vetes.
Më vjen keq se ka shumë njerëz që ndoshta i harroj.
Edhe version juaj i hatrit qëndron.
Më vjen keq që nuk keni marrë një falje nga çdo
person i cili ka vënë në pikëpyetje
kredibilitetin tuaj, ka gjykuar karakterin tuaj ose ka mohuar realitetin tënd,
e më mbrapa nuk ka pasur forcën të të thotë më fal…
Ndoshta edhe unë po e bëj me vonesë, por dije që
nuk të kam hedhur poshtë për asnjë moment.
Më vjen keq që je ndjerë vetëm, duhej të të kisha
ndenjur pranë, e di, isha veshur me egoizëm,
Unë jam e keqe ndonjëherë, por jam e shtypur nga
lodhja e disave prej jush, ndaj e kam mbrotje egoizmin.
Megjithatë sot, gjej kohën që zemrat janë zbutur me
të ëmblën e festave, për të thënë Më vjen keq, unë shpesh herë nuk jam versioni
më i mirë i vetes time...
Desantila
Comments
Post a Comment