Skip to main content

Po shkoj t'i hedh...

Të dashura  gabime të miat,

Në fakt nuk jeni aq të dashura po ndërkohë që jam rritur, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme: gabimet e mia nuk mund të fshihen. Edhe pse disa gabime ishin më të mëdha se të tjerat, dhe disa gabime ndikuan tek unë në mënyra që realisht më kanë frikësuar, janë gjëra të cilat edhe mund t’i kisha shmangur...

Edhe me gabimet më të mëdha që kam bërë në disa pjesë të jetës sime që në momente të caktuara më kanë kaluar në një moment të errët , kam kuptuar se vetëm koha ka qënë ilaci më i mirë për të kuptuar se në fund të fundit, më kanë shërbyer edhe “tunelet” në jetë. Mendoj se të jetosh pa keqardhje  është pak e vështirë për një tip si unë. Është kaq e vështirë për të mos rënë pre e dëshirës për të bërë dicka. Sepse besoj se cdo gjë ndodh për një arsye, e për cdo arsye ka një shpjegim të fortë nga pas.  

Gabimet e mia janë ato që më kanë formuar mua në personin që unë jam sot. Pa ju, unë nuk do të isha e fortë, e mëshirshme, personi më i kujdesshëm që kam arritur të jem. Jo vetëm që më keni ndihmuar të bëhem një person më i mirë, por më keni bërë të sqaroj me veten fillimisht se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, atë që unë realisht dua dhe si unë dua të jetoj jetën. Ju më keni mësuar edhe të pranoj veten me të mirat dhe të këqijat e mia, e më keni bindur se për shkak të metave që mund të kem, jam më e dashur nga të tjerët.

Kam arritur, nëpërmjet jush, të kem një lidhje më të fortë me veten. Më keni mësuar aq shumë për përgjegjësinë, integritetin dhe si të angazhohem në jetën time, duke marrë përsipër me shumë rreziqe. Nuk ka dyshim se më keni mësuar të jetoj jetën time plotësisht. Së fundi, një nga dhuratat më të rëndësishme që më keni dhënë është aftësia për të frymëzuar të tjerët. Të gjitha gabimet e mia janë mësime për të tjerët rreth meje. Pse e thëm këtë?! Sepse në momentin që unë ju pranoj, edhe të tjerët përtej meje do të të adoptojnë duke kuptuar se prej jush unë u përmirësova!




Sot kam ardhur t’ju hedh këtu, në majën më të lartë të kënaqësisë vetjake. Nuk do t’ju marr mbrapsht për asnjë arsye të fortë. Më duhet të zbraz me cdo kusht valixhet tuaja sepse të tjera më presin për të me shoqëruar e s’mundem t’ju bëj bashkë. Jeni si grifsha po u përziet me njëra-tjetrën dhe unë kam një gjë të mirë se ju kam diversifikuar, gjë që e bën më të lehtë sherrin mes jush!

Nuk kam patur asnjëherë frikë nga ju, gjithmonë kam ecur me idenë që “armikun bëje mik”, se në favorin tënd kthehen të gjitha, kontrovers i plotë mes nesh, po me gjithë kompleksitetin që na shoqëron, prapë së prapë, të hënave në zgjim i kemi dhënë dorën njëra tjetrës.

Sinqerisht,

Një e ndryshuar, por ende në kërkim të gabimeve të tjera!

Desantila

Comments

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...