
Po më mbarojnë përgjigjet.
…unë thjesht nuk të gjeta ende. Po i mbaroj
justifikimet dhe jam në drejtimin ku pak gjëra më mbetën për të thënë. Më
mbaruan të gjithë gjërat e tjera për të folur kur jam duke pirë një gotë me
shoqet dhe stopuam tek pyetja "Pra, e gjete?"
Pyes veten ku dreqin mund të jetë. Po më mbaron
koha nga alternativa “larg nga një rrëmujë e një kantier ndërtimi” që është
zemra ime. Kam ardhur pikërisht këtu për të ndaluar!
Ndoshta duhet të hap dritaret dhe të lë grimcat e çdo momenti të humbur të fluturojë larg.
Ndoshta duhet djegur … Të gjitha vendimet e gabuara m’u shfaqën prap, ndërkohë
që të kërkoj ty.
Apo ndoshta jam thjesht e frikësuar. Jo, jo
ndoshta. Unë jam absolutisht dhe pa mëdyshje e frikësuar. Kam frikë se do të
gjej dhe do jesh aq e përkryer për mua, ose shkatërruese për mua. Kam frikë se
po e tërhoqa tani batanijen fort nga vetja, do kem ftohtë dhe do nguroj të dal
e të të kërkoj…
Unë e di se dashuria ime për ty nuk njeh kufij… Unë
e di se dashuria ime është e vërtetë dhe e çmendur e thellë, e dendur dhe e egër. Unë e di se
dashuria ime është fatkeqësia ime natyrore më e madhe.
Të gjithë më pyesin për ty.
Dhe unë nuk mund të them asgjë. Unë nuk mund të
them se unë jam duke kërkuar për një punë të re. Nuk mund të them se dua të rri
vetëm tani, sepse jam në kërkimin tënd. Të gjitha do të jenë gënjeshtra.
Ndoshta duhet t’u them se ajo cfarë po kërkoj jam
pikërisht unë, VETJA. Abstrakte unë. E
pasionuar, e durueshme dhe tërësisht inekzistente, unë!
…në kërkim të vetes!
…në gjurmim të egos!
…në shpëtim të shpirtit!
…në paqe me ty!
Comments
Post a Comment