Në fakt nuk m’u desh shumë për t’a
vendosur se cfarë doja të bëja, ndaj nxitova menjëherë të gjeja celësin e makinës,
duke ngrënë dicka në dorë ndërkohë që vishesha dhe punë pesë minutash e gjeta
veten në timon…
Më duhej të isha në destinacion për
20 minuta! Trafiku nuk premtonte shumë në fakt dhe u përpoqa të ruaja qetësinë,
edhe pse ishte e kotë, sepse fjalori im u pasurua shumë gjatë rrugës.
Deri dje mendoja se gjëja më e
mirë për shëndetin mendor është të dish ekzaktësisht se si je e ndërtuar shpirtërisht,
cfarë të bën të lumtur, cfarë të trishton, kush vlen më shumë e sa shpenzon një
zemër për të funksionuar, por për dreq të gjitha këto mua më mblidhen në një,
adrenalina e rrezikut! Rrahjet e shpeshta të zemrës, që i barazova me shpejtësinë
e makinës, instikti femëror, që për fat nuk gënjen kurrë, dhe destinacioni! Këto
të treja janë shpëtimi dhe dorëzimi im. Përballë tyre jam e dobët dhe e
fuqishme njëkohësisht. Kam një zemër të fortë për të jetuar dobët. Nuk mbijetoj
dot pa emocion, ndjej se ashtu do të vdisja pak nga pak shpirtërisht, sepse
momenti ku unë rifitoj veten, është pikërisht kur ndjej të kem rrezikun nëpër këmbë!
Pse them për dreq më mblidhen të gjitha në një?! Sepse jam përherë në gjurmim…
Më thonë shpesh: “Të bën keq për
zemrën…” . Në fakt, e di, por nuk zbres dot nga pista pa arritur kohën time të
plotë, pa kuptuar se në pikën e fundit të lodhjes time, nis përtëritja!
Kam fituar përbërësit e një
kokteijli dashurie që është më e fortë se çdo paqe tjetër e njohur në tokë, fuqia
e evolucionit të trurit tim për të mbajtur gjallë veten!
Tërhoqa një biletë për parkimin
dhe isha ekzaktësisht një minuta para. Të voglat gjëra që mi buzëqesh truri
sepse përherë arrij në kohë për të qënë aty ku duhet të jem.
Heshtja nuk më ka ngushëlluar
kurrë, por sot kisha mjaftushëm zëra në kokë ndaj sapo zbrita nga makina, po kërkoja një vënd që të kishte më pak njerëz se zakonisht, e pasi bëra një xhiro me ecejake prej lozonjare franceze,
u ula vetëm, në ajrin e pastër të lirisë, ku zakonisht flenë rreziqet dhe zgjohen
nga zhurma e takës time!
Netët pa gjumë luajnë pa rregulla me mua, a do arrijnë të më
kapin ndonjëherë, them me vete.
Unë gjithmonë kam sfiduar veten, me sukses dhe
ambicie të gdhendur në mendjen time dhe kam gjetur përherë impulse të reja për
qarkullimin e rregullt të gjakut në vena.
-
Kur do ndalosh?! Më pyeti…
-
Unë nuk do të ndalem.
-
Jo deri sa të ndihem e përmbushur! Kurrë.
Sepse me anë të vizionit tim, unë
nuk kërkoj asgjë, por ...
Përqafimin e mirëseardhjes së
ngrohtë me duart e mbështjella tek ti!
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }