Sot, mos më pyet se si jam,
kam grisur shumë letra dhuratash e kam arrnuar zemrën me to. E ndjej kraharorin
plot tani...
Mora frymë thellë e thashë
faleminderit zot, më kanë thënë se zilia ka katër veshë e të dëgjon edhe kur pëshpërit,
ndaj ula kryet e me sytë mbyllur pranova dhe njëherë në heshtje se të lumtur të
bën një zemër plot!
Mendova se si kaloi kaq
shpejt një vit e sa fuqi ka koha të jetë ekstazë e ndryshimeve të mia. Shfryva në
heshtje për cdo individ që më ka dashur më pak se c’meritoja e prap me kokën
ulur rradhita arsyet se pse kursehen njerëzit të të japin atë cfarë ti ua ofron
si gosti në shikimin tënd. Akoma besoj se njerëzit e pafuqishëm të përballojnë
stuhinë e një shpirti si të timin, më shohin nëpërmjet syzeve të diellit, me
frikën se jam rreze e fortë! Në fakt jam e lindur në qershor, di që kam një
shpirt të ngrohtë dhe e përcjell të butë në cdo cep ku qëndroj.
I lashë dhe njëherë të vegjëlit
në shpirt, në kufirin e tyre, nuk i mbaj dot, dorëzohem!
U ktheva aty ku përqafimi im
ndihet i plotë, te njerëzit që i dua me shpirt! Të paqtë ma bëjnë jetën ata me
të cilët fati mi ka prurë në rrugë për të më shoqëruar e herë-herë për tu bërë
krah, për të qarë lotët e gëzimit e për të fshirë ato të trishtuarat.

Se si m’u mblodhën të gjitha
sot, e smë peshuan rëndë aspak, se i seleksionova lehtë kur kafenë e parë e
konsumova në drekë, dhe mëndja ish zgjuar më herët se trupi. Flakë të kuqe të
lyera buzët më ngjyrën e dashurisë, që sot e putha si penel piktori, mbi cdo
faqe që e ngrohtë më uroi krishtlindjen...
Grisa shumë letra dhuratash
sot, e me to arrnova zemrën! E ndjej kraharorin plot tani...
Desantila
Comments
Post a Comment