Mbrëmë
nuk dola, mora pak cokollatë të zezë e një gotë për të pirë dicka, dhe nuk pata
asnjë hezitim për të rishikuar filmin “Sweet November”.
Më
turbullojnë ambjentet me shumë popullsi në këtë periudhë dhe shtegu më i mirë për
t’u ndjerë e qetë, është të shijoj pushimin vetëm, ngrohtë, me gjëra të vogla,
që se si e gjejnë rrugën drejt e në shpirt, as unë nuk e di.
Ka filma
të tillë si Nëntori i ëmbël që mua më tërheqin prej shallit lidhur në qafë,
direkt e në mishërimin e një skenë si të jem protagonistja kryesore. Një botë
brënda botës është mënyra se si secili zgjedh të shohë vetë jetën e tij. Është
dehja e lehtë që kërkon mëndja midis, të ëmblës së cokollatës e të hidhurës së
alkolit, me një puhizë të lehtë të parfumit të dimrit që e ndjej sa herë qiriu
i verdhë ndezur përballë, bën ecejake të flakës së vet.
Kur rrëmbimthi
ktheva një gllënkë, më erdhi një sms ku shtrohej pyetja:
-
Mbaron
më shpejt gota e alkolit apo filmi?
-
Alkoli,
që të më japë kohën për të shijuar filmin, se nëse ndodh e kundërta, nuk do tja
lejoja vetes t’i gëlltisja mëndt e mia me dorën e djathtë...
Unë nuk
doja të isha vetëm, unë doja të më linin vetëm. Kam qënë edhe me njerëz, ka
ndodhur të jem ndjerë vetëm...
Lumturia
është një proces vetjak, që nuk ka nevojë për motorrin e dikujt tjetër për të të
vënë ty në lëvizje, janë grimcat e vogla që nëse e ngushtojmë shikimin në fokus
të tyre, ato bëhen aq forta në influencën që kanë për të të ndryshuar humorin.
Një dush të ngrohtë, një film, një muzikë që të kujton dikë të dashur, që
ndoshta nuk do doje ta kisha mbrapsht, po se si për dreq, e zhvesh nga fajet
dhe e ndjen të afërt në atë momënt, një llogari e muajve të kaluar që të duket
sikur ka ndodhur dje...një hark kohor i shkurtër për mbështetje të qetë të ndërgjegjes
në jastëk.
Bashkë
me të gjithë ata që dua, ndihem e plotësuar, me vishet zemra me pellush, por
kur marr gotën time, e kaloj në cep të shikueses së veprimeve të të gjithëve,
cfarë kam bërë për veten sot?
Më ka
ndodhur që në atë moment kam shtruar edhe pikëpyetje të tjera: Pse e bëra këtë
foto? Që të mundem ta rikujtoj sa herë ta shoh apo që të tjerët të shohin se si
e kaloj unë kohën time?...
Pastaj
rikthehem në zhurmë...plotësisht e gatshme për t'u angazhuar me të tjerët me më
shumë energji dhe kënaqësi.
Thonë se
është tipike e shenjës së gaforres, që pasi del nga guacka e saj, nga shëtitjet
kurioze të bëra me kujdes, në territor të njohur, duke lënë gjurmë të vogla që
kur të rikthehet tek guacka e saj në breg, të kundrojë sesi një valë dallge, i
heq shenjat e rrugës që ka bërë në kthim.
Ndoshta
ngaqë unë i kam mirëpritur të dyja gjëndjet e vetes - intensivisht e shoqërueshme, në heshtje e vetmuar -
pikërisht për shkak se ka një ekuilibër mes tyre kam ditur se si t'i ndërtoj
poshtë një catie për t’i dhënë hapësirën që të bashkëjetojnë krah për krah. E
qeshura prej shpirti, në bisedë mes miqsh, është e bukur. Por, e tillë është
edhe ajo kënga që zgjodhe ta dëgjosh në kufje... të kujton
dikë të dashur, që ndoshta nuk do doje ta kisha mbrapsht, po se si për dreq, e
zhvesh nga fajet dhe e ndjen të afërt në atë moment!
Unë e
kam të artë vetminë, e shes shumë shtrenjtë, po po e shes, por a ma blen dot
ti? Më blen dot mua bashkë me vetminë time?!
Desantila
Comments
Post a Comment