Ti më ke lënë një varg diamantësh, nga ata të fundit të detit, më ke lënë të gjithë grimcat e lumturisë që të mbushin zemrën! Ti je njeri që njëherë në jetë vjen! Dhe unë nuk jam përpjekur për asnjë moment të të harroj. Je i vetmi kujtim që do t’i rikthehesha ta shfletoj kur jam e lumtur, kur më shpërthen zemra nga emocioni, në adrenalinën më të fortë, pikërisht aty do të doja të të shihja… Doja t’i jepja vetes edhe njëherë pamjen e të qënurit e dobët përballë asaj që është e fortë, ndjesisë! Të strukesha syve që e di se do të më bënin të ndihesha si atëherë. Unë doja të isha dhe njëherë dikur, por kësaj rradhë e tashmja nuk m’i lëshonte duart… Është një luftë e ëmbël ndërmjet asaj që jam dhe dua të jem! Unë isha e lumtur, unë jam e lumtur! Isha e lumtur në gjithësinë e asaj që ti me zemër dije të jepje. Isha mësuar me të qënurit një njeri veshur me emocione të forta. Ti ishe pjesa ime më e mirë. Ti ishe më i miri i ditëve të mia. Një lëmsh i bukur që nuk do të doja të me...