Merr një copë letër e shkruaj... Nuk do t’i quaj si premtime, sinqerisht. Po sjell dicka për të pirë. Verë të bardhë dhe cokollatë të zezë, si thua?! Gëzuar!
Tani shkruaj:
“Jam me ty, edhe të jem me ty dua!
Nga sot, mendoj ndryshe. Jo se më dhëmb kjo gjë, po
se si ma ke përpirë mëndjen vetëm ti e di, mos ma thuaj, ska gjë, ta dua
misterin e tërheqjes që më ke veshur, krejt mëndafsh për mbrëmje të freskëta.Jam me ty, edhe atëherë e kam ditur se ku dua të
jem! Jo krejt ty, po në mendim, e dija fort mirë se si
ty do ish veshur me cdo detaj gjithckaja që më flinte në kornizë perfekte. Vetëm
për t'a varur në mur më paska ngelur. Jam me ty, jam me ty! Si puzzle m'u formësua imazhi prej asaj ore ku me
akrepa të njëjtë u gjendëm krejt padashje në të njëjtin ajër. E mendoj e them:
nuk është rastësi! Jam me ty, me ty dua te jem!” Kaq dua të dëgjoj...
Tani grise letrën, kjo është ajo cfarë njerëzit
duan të lexojnë zemër, unë jo! Unë dua të të dëgjoj të më thuash se të rrish nuk
është zgjidhje, por zgjedhje, se në një moment që unë do të të mërzis, të
largohesh, unë nuk e dua afër dikë që nuk është me mua për cdo emocion të jetës,
na meritojnë të tjerë njerëz atëherë… Mos më korrigjo nëse bëj gabime, mos më kritiko, kam dëgjuar mjaftueshëm.
A bëhesh dot dëgjues? Asgjë nuk e mbron më shumë zemrën e njeriut sesa durimi. Mos i lër frikërat e tua të bërtasin në syrin tim, mos i jep dyshimeve kohë, mos i jep ditëve me diell premtime, as shiut mos i vish justifikim.
E vërteta është se je një njeri i mrekullueshëm kur je totalisht ti! E di
pse? Sepse sot, në thelb asnjë nuk ka në kutizën e kërkimit një njeri të vërtetë,
të gjithë gjëmojnë pas asaj të dukshmes, kërkojnë arsye për t’u komplikuar dhe
forma për të të shmangur!
Koha më ka dhënë një leksion të mirë, vlerëso njerëzit që largohen prej
teje, sepse do të kuptosh që ajo cfarë ti jep, nuk është për të gjithë, nuk bëhesh
dot më i fortë nëse nuk je lënduar, të qeshurën më të bukur e ka një betëjë-fitues,
sepse në fund të ditës ka bërë paqe me veten. Kur unë jap, nuk e bëj me ngurim, jap sepse e di cdo të thotë të jesh
bosh, nuk m’a ndal dot bota të ndaj atë që kam në shpirt, lumturinë e kam
timen, nëse mundesh, më zhvish ndërgjegjen dhe më dashuro mendimet! Unë nuk dua
gjëra perfekte, dua të vërteta, dicka midis nesh, dicka përtej nesh…
Ti je nje perle!!!
ReplyDeleteBashke behemi dy 😊
DeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }