Më thanë se ti po prisje dikë… Cudi
në fakt se si gjithmonë është dikush që pret dikë… Një fëmijë pret të luajë
atje jashtë, një vajzë më tej pret të dashurin e saj, një nënë pret nipin të
vijë, ti po pret atë…
Më thanë se ajo është gjithcka që
unë nuk jam! Unë nuk jam e ndrojtur, nuk kam frikë të të njoh edhe përtej asaj që
ti dukesh, unë nuk jam perfekte, nuk kam veshur kurrë ngjyrat e idealizmit, nuk
flas për ty, e nuk kam rreshtur kurrë së njohuri veten, nuk kam hequr dorë asnjëherë
nga gjërat që ma cojnë zemrën peshë! Unë… Unë nuk jam ajo!
Ajo nuk është unë! Më thanë se
ajo është e butë, e thyeshme, të njeh pak e të do shumë! Është më pak e bukur
dhe përpiqet të gjejë tek ty, copëza të miat që të kanë bërë të lumtur! E di që
ajo më lexon e përpiqet që në cdo gërmë të formësojë pjesë të miat tek ty! Më
thanë se i ke folur për mua! Si është të jesh unë në fjalët e tua?! Nuk e di nëse
ajo ta rrotullon botën e të rikthen po prap në rrugën tënde! Nuk e di nëse i ke
thënë se unë do të mbetem e përjetshme për ty? Uroj të mos e kesh trishtuar
duke i thënë se më ke kërkuar cdo ditë…
Unë jam bërë e pathyeshme. Kam veshur mburojën e
zemrës, kam njohur me qindra herë fytyrën e lumturisë e nuk dua ta kërkoj më në
njerëz të tjerë. Dua t’i vë një cmim biletës së rrugës time! Të di se sa
kushton lumturia, sa kohë më merr frika, ku e humbas durimin kur arrij fundin, nëse dua të udhëtoj rrugën e kthimit prap
bashkë me ty, apo do të dorëzojmë pashaportat e zemrës në vula të tjera që si
kjo e jona do të lënë shenjë!
Më vizato në dorë një zemër… e di
që do të fshihet, po për aq sa të jetë aty, do më lërë një buzëqeshje në fytyrë!
Ti lë shenjë në jetë njerëzish, si ajo njolla që nuk hiqet dhe ti e di që e ke
e por me ndërgjegje e vesh prap, sepse i ke provuar të gjitha format, po ajo
mbetet aty!
Në dorën tjetër më shkruaj fjalën
“trishtim”, po po, shtrëngoje mirë stilolapsin që të lëshojë bojë mjaftueshëm në
parakrahun tim, është pjesa më e butë, njësoj si shpirti!
Blloku i planeve të jetës mbetet
përherë i mbyllur, i pakonsumuar, sirtari i dëshirave dhe ëndrrave hapet e
mbyllet disa herë… e në përfundim të këtij cikli disa gjëra që thyhen, do jenë
përherë të tilla, ka gjëra që shkojnë keq e nuk rregullohen asnjëherë, ka njerëz
që humbim e nuk i marrim kurrë mbrapsht, se ndoshta është më mirë kështu…
Sot, në një pritje u ritakuam… Është
përherë dikush që pret, unë po pres dikë e ti – atë…
Bëje të lumtur! Zhvishe nga
imazhi im, thuaji se nuk do të largohesh prej saj sic bëre nga unë! Duaje, ose
lëre të lirë!
Ajo nuk është unë!
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }