Të lutem mos qaj…
Unë të dua fort, të kam të
shtrenjtë! Edhe ty, edhe ty, edhe ty, të gjithëve!
Kam zgjedhur shpesh herë të rri e t’i them vetes në heshtje që unë mund t’i bëj të gjitha, mund të dua edhe për dy, mund t’ja dal edhe vetëm, se ëndrrat po nuk i ngacmove për t’i zgjuar, nuk bëhen kurrë të tuat!
Kam zgjedhur shpesh herë të rri e t’i them vetes në heshtje që unë mund t’i bëj të gjitha, mund të dua edhe për dy, mund t’ja dal edhe vetëm, se ëndrrat po nuk i ngacmove për t’i zgjuar, nuk bëhen kurrë të tuat!
E në gjithë këtë timen botë, që
prej së jashtmi më pëlqente fort, kur u ndesha me pasqyrën, nuk më pëlqeu përballja
me veten! E di, kam ikur edhe herë të tjera, po prap e kam gjetur rrugën për t’u
kthyer tek ti. Unë u vesha me jetën tënde, duke harruar timen, unë jetova me
rrobat e tua, duke zhveshur dëshirat e mia, e në pasyqrë ndjeva që gjithë
shpirtin e kisha strehuar në kraharorin tënd për disa kohë, duke veshur cdo ditë
shumë pak nga vetja, atë “pak” që sot u bë arsyeja e madhe e hapave të mi larg
teje.
Sot po të lë…
Dua të të lë jo sepse më ke lënduar,
po sepse po kërkoj akoma veten, të gjitha ato që t’i kam zgjatur me duar e ti përherë
krahë-hapur i ke mirëpritur, tani dua që t’i kryqëzosh duart e të mendosh për
veten! Unë po të lë, për të marrë zemrën mbrapsht!
Sot jam rikthyer tek dashuria e parë,
jam lidhur me veten, e dua shumë! Më do po njësoj. Nuk më do me orar, as me
kushte, as për shoqëruese, mua vetja më do përherë! Më do edhe kur nuk ja plotësoj
të gjitha, më donte vetja mua edhe kur unë të doja ty, edhe kur e harroja, ajo
më priste prap, shpesh herë zgjuar, si për të më kujtuar se ëndrrat e mia
presin vetëm ti marr unë në duar! Nëse do të qëndroja edhe sot me ty, do t’i
hiqja vetes edhe një ditë prej dashurisë…
Dua të jetoj dhe njëherë veten që
harrova! T’i hap vetë kutitë e recelit që ishin aq të forta e t’i kaloja ty në
duar, të ngre vetë kutitë e kujtimeve, të shtyj pesha që nuk i dua, të gjitha këto
që i bëje ti, dua t’i bëj vetë! Do shkruaj njësoj sikur t’i nuk
po më lexon e do lexoj njësoj edhe pse ti nuk më shikon! Do t’i pohoj vetes cdo
ditë se dukem shumë bukur dhe të pranoj
cdo kilogram të tepërt në trup, duke u ndjerë krenare për cdo lakim të formave
të mia! Do të buzëqesh kur të kujtoj se si më duhej një kompliment për ta nisur
ditën e një të tillë për t’a mbyllur. Unë jam shumë e mirë pa ma shkruar ti, sepse sot jam lidhur me veten, jam dashuruar
me qënien që njoh më së miri…
Nuk më vjen keq për cdo ditë që
kam ndenjur, do më vintë keq po të mos ikja sot!
Të lutem mos qaj, unë të dua
fort!
Desantila
E mrekullueshme. Me magjepse me keto fjale te bukura. Faleminderit qe ekziston
ReplyDeleteE mrekullueshme. Me magjepse me keto fjale te bukura. Faleminderit qe ekziston
ReplyDelete