Sapo kam hedhur vellon e bardhë
mbi krye…
Në mjekër më mblidhen gjithë
kujtimet, dergjet një shpirt bosh pa ty! Ndaloj e me sytë lart një pyetje kaloj
poshtë: cfarë janë fjalët nëse nuk thuhen? Më jep një shenjë të vogël që ti je
thjesht aty…
Kam dëshiruar të jem ajo që ti përjetë
ke dashur, ëndrrat e të cilës flisnin gjuhën tënde, duart e të cilës putheshin
cdo mëngjes. Sot mbaj shtrënguar në dorë buqetë lulesh, të bardha, si shpirti
yt, atë e dua ta kem afër gjithmonë…
Kthej kokën pas e përplasem me
rrezet e diellit, dua të të them që cdo e dielë më kujton ty, mëngjesi dhe
lulet e freskëta që ti ulja në prehër… kujtoj se që vitin që ti më le, unë nuk
kam festuar kurrë ditëlindje, nuk kam shuar asnjëherë qirinj dëshirash në tortë,
nuk më mblidheshin duart në përqafimin tënd, unë nuk isha më njësoj pa ty, unë
nuk jam njësoj as tani.
Më shohin e mendojnë së jam e
thyeshme prej kristali si rrëzëllima e vellos që kam të lëshuar mbi supe… unë
jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një ëngjëll, mua ma mbron
shpirtin qielli, të kam mbajtur peng në mëndje ba, që ditën që ti nuk më thoje
më se dukem shumë bukur, zgjohem cdo ditë duke ja pohuar vetes, që ditën që nuk
ta dëgjoj më zërin, kur vij të dielën në shtratin tënd, pëshpëris se nuk dua të
të zgjoj… Ti ma bërë me hile, por unë të
kam falur…
Me ikjen tënde, unë u bëra një njeri më i mirë, u bëra
e fortë, mësova t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se sa herë
jam përballë pasqyrës, të shoh ty tek unë, sesi fryhesha plot gati për të shpërthyer
në të qarë kur më thuhej se jam njësoj si ti… formën se si ti jeton tek unë e
je pjesë e cdo vendimi timin, ti, që ishe ëndrra e një vajze të vogël…
Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua…
më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti, të jap shumë dashuri, atë të
munguarën, atë të dëshiruarën, e rrethova jetën duke dhënë prej zemre…
E di si them shpesh?! Mua zoti më
ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë
jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e
lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!
Pa hedhur hapin tjetër në tapet
drejt altarit dua të të them:
Ti je gjithë vendimet që marr në
jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…Mbyll sytë e
ndjej buzëqeshjen tënde, vetëm unë e di si ngjan lumturia në sytë e tu, pyes
veten se për të gjithë po-të që kam thënë në jetë, si do të reagoje ti, se si
një bashkëshort i mrekullueshëm si ti, ka ndikuar në zgjedhjen time të jetës,
si askush nuk e di që sot kam hapur kutinë e të gjithë gjërave që kam ruajtur
prej teje… Të ndjej këtu, në krahun tim…
Zgjodha të shkoj vetëm drejt
altarit, jam e bindur që ti je këtu me mua!
Përgjithmonë, e vogla jote!
është hera e parë që të lexoj (i dhashë vetes lejen t♪7 të drejtohem me 'ti') dhe rashë kokë e këmbë në dashuri me stilin tënd të të shkruarit!
ReplyDeleteMe gezove diten ti!
DeleteWow😵
ReplyDeleteNuk kam fjale. U perlota e m' u renqeth lekura! Ne rrenje te shpirtit e ndjeva kete shkrim! Pafund pergezime!
ReplyDeleteJe kaq e mire!
DeleteNuk do te lodhem kurre duke lexuar shkrimet e tua, me pelqejne pafund 😘😘
ReplyDeleteMbyll sytë e ndjej buzëqeshjen tënde...
ReplyDeleteMua mu duk sikur e lexova te gjithen me sy mbyllur.
Perfect !
Vertet cdo fjale qe ti kishe shkruar dukej aq e vertet, e di ca do te thot te ndjesh nje dhimbje te till me beso e ndjej dhe une. Te lumte, hera pare qe lexoj dicka tenden dhe te pergezoje.
ReplyDeleteVertet cdo fjale qe ti kishe shkruar dukej aq e vertet, e di ca do te thot te ndjesh nje dhimbje te till me beso e ndjej dhe une. Te lumte, hera pare qe lexoj dicka tenden dhe te pergezoje.
ReplyDeleteTe falenderoj shume :-)
DeleteKy shkrim eshte nje mrekulli nuk lodhem se lexuari. Je e mrekullueshme ��
ReplyDeleteTeper real dhe i ndier! E thene kjo nga nje njeri qe ka veshur fustanin e bardhe dhe ka preferuar te eci vetem drejt altarit duke ndjere prezencen e engjellit te saj dhe pse jo fizikisht. Une e gjeta veten ne cdo fjale.....te pergezoj..
ReplyDeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }