Mirëmëngjes, si je? Më ka marrë malli për ty…
Mos m’i quaj të gjitha ato që t’i kam thënë, të kam gënjyer.
Mos m’a beso edhe të fundit fjalë, e kam nxjerrë prej dëshpërimit . Mos ik, unë
të dua mbrapsht! Dua të të shoh, më kënaq prania jote, si nuk kam forcë të bëj
të njëjtën gjë si ti?!
Kthehu, do të kujdesem për ty ndryshe… Të premtoj, ti e di që
nuk t’i them kurrë këto! Ngaqë unë nuk di si falet,po t’a kërkoj ty! Ti e bën përherë…
sa i mirë je!
Jam ndrequr, besomë, nuk bëj më si dikur, nuk do të të dua aq fort, do të të dua më
pak, do të heq dorë nga përkujdesja e tepërt, do të shkruaj më rrallë, nuk do të
të telefonoj, nuk do të t’i kujtoj përvjetoret, as nuk do të lodh duke të kërkuar
të qëndrosh me mua…
Më fal që të kam dhënë nga vetja ato që ti nuk i mban, të
kam ngarkuar tepër, që të kam pritur kur ti nuk ishe, të kam vënë në
sikletin që ti nuk e përballon, më fal që e kam fshehur dhimbjen time me një
buzëqeshje përballë fytyrës tëndë, më
fal se ti nuk je dot i lumtur si unë…
Tani nuk do më shohësh më si atëherë, jam ndrequr, po marr
mbrapsht të gjitha që t’i dhashë, dua t’i jap formë dhe njëherë shpirtit sic
ishte dikur, pak nga pak po marr edhe ato që ishin tuat, me kohën u mësova të përvetësoj
dhe gjëra që nuk më përkasin, sidomos ato që m’i mbaje fshehur!
Të dua mbrapsht, vërtet e kam, të të tregoj se unë di të jem
si ty, madje të të ftoj të përballemi, unë si ti e ti si vetja, këndshëm ë?!
Më fal se nuk e prisje… po kush të ka thënë që surprizat
duhet të jenë gjithmonë të bukura, unë nuk i kam njohur për të tilla, e kështu
dua të t’i ofroj, nuk është bukur të gjesh dikë po aq të poshtër sa vetja,
dikush duhet të fundoset xhanëm…
Nuk është bukur të të bëjnë të ndihesh tepër!
Tepër të ka dëmtuar ty, por në fakt unë jam mësuar me shumë!
E megjithatë kësaj rradhe të dua mbrapsht sepse ti më ke
peng gjithë të miat rreshta, gjithë të dielat, shumë puthje borxh, shumë netë
pa gjumë, sa e sa gërma që i ke ngrenë pa të keq prej meje, disa ditëlindje,
shumë kilometra.
Të dua mbrapsht sepse dua të mbledh cdo gjë që është e imja,
cdo gjë që duhet të bëhet e imja, cdo gjë që nuk të kam marrë…
Në krahun tim të djathtë kam një komedinë … aty do të mbyll
arsyen se pse të kam dashur ashtu sic ishe dhe mos-përpjekjen time për të të
ndryshuar, faktin që kam qëndruar me ty në kohën tënde më të keqe, që jam
kujdesur për ty më shume se c’duhet e se të bëra një njeri më të mirë për dikë
tjetër!
Në sirtarin tim të parë më celës, aty do t’i mbyll!
Desantila
Bravo,shkrim shume I bukur 😊
ReplyDeleteMirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }