Ti më ke lënë një varg diamantësh,
nga ata të fundit të detit, më ke lënë të gjithë grimcat e lumturisë që të
mbushin zemrën! Ti je njeri që njëherë në jetë vjen! Dhe unë nuk jam përpjekur
për asnjë moment të të harroj. Je i vetmi kujtim që do t’i rikthehesha ta
shfletoj kur jam e lumtur, kur më shpërthen zemra nga emocioni, në adrenalinën
më të fortë, pikërisht aty do të doja të të shihja…
Doja t’i jepja vetes edhe njëherë pamjen e të qënurit e dobët përballë asaj që është
e fortë, ndjesisë! Të strukesha syve që e di se do të më bënin të ndihesha si atëherë.
Unë doja të isha dhe njëherë dikur, por kësaj rradhë e tashmja nuk m’i lëshonte
duart…
Është një luftë e ëmbël ndërmjet
asaj që jam dhe dua të jem! Unë isha e lumtur, unë jam e lumtur!
Isha e lumtur në gjithësinë e
asaj që ti me zemër dije të jepje. Isha mësuar me të qënurit një njeri veshur
me emocione të forta. Ti ishe pjesa ime më e mirë. Ti ishe më i miri i ditëve të
mia. Një lëmsh i bukur që nuk do të doja të merrte formë! Ishte bukur ashtu, i
veshur me tinguj, me netë pa gjumë, me rrugëtime, me një ngjyrë të fortë ëndrrash!
Ti ishe vëndi im i lumtur, ora e pritjes më e padurueshme në botë, cdo dëshirë
flinte në jastekun tënd! Përqafimi i gjithë sekreteve të një bote gjente një
vend të sigurtë, tek ty! Kujtimi më bën të dobët…
Jam e lumtur, në ditët që njoh
prej në zgjim e deri në mbrëmje, lehtë më shpëton një buzëqeshje kur dëgjoj se
ka njerëz që ende flasin për ty. Kam mall të pohoj se ende të kam, por se di
pse nuk trishtohem kur mbështës duart mbi fytyrë e në heshtje më kaplon një dëshirë
të them se më ka mbetur një grep i varur në hapësirën tënde! Një mesazh në
shishe hedhur gjetkë, për të lënë në detin tënd një varg fjalësh që në duart e
dikujt do të thyhet e të lexohet!
Të kam thënë me qindra herë se sa
herë më pyesnin se si e pikturoj lumturinë, me një laps të vizatoja ty përbri! Ti
e ke bërë këtë botë më të bukur vetëm duke qënë pjesë e saj. Ti e ke bërë botën
time të marrë formën e një njeriu më të mirë… Lumturia e ndryshon njeriun! Ajo nuk
është dicka fizike, është vetëm shkëlqimi që merr njeriu në atë shikimin e
syve!
E dashur e shkuar!
Të dua fort. Ti më ke dhënë atë
histori për të cilën njerëzit do të ulërisnin prej gëzimi: “Të lumtur si ata…” Mua
nuk më vjen keq që të kam humbur, nuk më vjen keq që ti mbete aty e unë nuk
pata fuqinë të të merrja me vete edhe sot. Ti do të mbetesh gjithmonë “koha e
gabuar e njerëzve të duhur.” E shkuar! Do të të dua gjithmonë, më vjen keq që
nuk të ushqej dot cdo ditë por dua të dish se ke gjithë forcën time për të të
mbajtur aty ku të takon, në një zemër të lumtur si e imja…
E dashur e shkuar, erdha të të
shoh, doja t’i jepja vetes edhe njëherë
pamjen e të qënurit e dobët përballë asaj që është e fortë, ndjesisë!
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }