Skip to main content

Ne dimë të të duam!


Jemi të vegjël, por kemi një zemër të madhe! Dukemi të ashpër e shpeshherë edhe agresiv, por në shpirt jemi po ata që të shtrëngojmë dorën fort nëse ke nevojë për ne!
Ne jemi të këqinjtë e vetes, sa e sa herë i bëjmë dëm e prap ajo na fal, sa herë e kemi tradhëtuar, prap ajo na ka pritur. Ja duam të bukurën ne, domosdo!

E duam Tiranën, e themi njëzërazi se është kryeqyteti zemrës, gjithë ngjyrat e jetës i mban ajo, e duam gjithë bregdetin e jugut, atë nuk e ndajmë kurrë nga gjërat për të cilat krenohemi, perla e turizmit shqiptar, riviera më e bukur për ne, i duam alpet e veriut, mahnitemi e nuk e besojmë ende se si kjo mrekulli ndodhet në të voglin vënd tonin, madje e shprehim fort se: cfarë kanë vëndet e tjera më shumë se ne…
Ja duam muzikën! Vallet! Xhubletën e xhamadanin! Tupanin e dajren, gajden e fyellin! Jemi koncerti më i bukur në botë nëse i bëjmë të gjitha bashkë! Foleja më e ngrohtë e camërisë, festa më e bukur e labërisë, i gjithë ajri i malësisë, na bën të të duam ty!

Kudo që ti shkon, ne jemi me ty! Ne jemi me ty edhe kur ti këndon, edhe në një film, edhe në pikturë, në konkurse, mbajmë frymën për ty, ti je ne, ne jemi ti, të kemi ndjerë edhe më të voglën drithërimë frike në prag dështimesh, jemi bërë të këqinj me humbjet e tua, të kemi sharë, të kemi ulur, e ti prap na ke dashur. Nuk e kemi kuptuar se herë herë, ti ke luftuar me shpirt e ne prej shpirti të kemi thënë 1000 fjalë!



Por më beso,
Ne dimë të duam, ne dimë të të jemi afër dhe të të tregojmë se kur jemi bashkë, jemi më të fortë, jemi të veshur me mburojën e asaj që na bën më të bashkuar se kurrë, dashurisë për ty!
Ne kështu e kemi dashurinë, agresive, të fortë, të dhimbshme, e kemi prej shpirti… jemi të dobët e të fortë me ty! Me gjithcka kemi, jemi me ty, me një zemër të madhe, në të voglin shtet tonin, u bëmë një për ty, të ndoqëm nga pas, u veshëm si ti, edhe të zhgënjyer, nuk ta hoqëm kurrë fanellën, sepse në atë shtrëngim duarsh, të dhamë me zemër shpresën për të të thënë, ne prap jemi me ty, të bashkuar jemi më të fortë!

Faleminderit që me fluturimin tënd, e valëvite flamurin për fitore!
Faleminderit për emocionin, adrenalinën!
Në djall me gjithë “besën”, atë e shpikën tradhtarët! Pavarësisht të gjithave, ne dimë të të duam, bashkë e treguam!


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...