Ti pohoje se nuk do ndryshoje kurrë por ti ndryshove tërësisht jetën time! Ti i dhe emër cmendurive të mia të fjetura diku, ti më zgjon vonë, si ditë e dielë me shi... Ti je i vetmi pritës në aeroportin e mbërritjes time, sepse ti nuk je nisja, je destinacioni im final, je përqafimi përlotës, je një mall që shuhet në këtë moment... Me ty rrezohen dhe bien poshtë të gjitha ligjet e natyrës, me ty shemben të gjithë mendimet ngatërrestare në pyllin e mëndjen time, me ty në agim e deri në muzg... Nuk e di si e njohin të tjerët lumturinë, se disa thonë që është një cast, një minutë a një përqafim, kurse unë, mëndje mbrapshta e njoh në kohë atë, se fundja cvlerë ka po zgjati aq pak, jam shpirt pangopur e në thelb venat më rrahin vetëm impulse të forta prej zemrës, do të vdisja po të mos ishte në këtë formë e gjithë qënia jote tek unë, do isha larguar pa mbërritur ende... Kanë shkruar e kanë folur kaq shumë, sa ndihem e pafrymë për ti dhënë emër tjetër ... Por njoh një zotim, që me...