Skip to main content

...të ruaj në kohë, në atë të dobtën zemër!

Zor se do të ketë njeri që do të dijë për ty!
Të kam fshehur thellë në vend të sigurtë... Dreqi e di sa me kthetra e mbroj hapësirën tënde, dreqi e di pse ende të ruaj kaq shumë!

Ishte koha kur njerëzit ende dinin të duheshin, kohë kur ende jetonte fjala, ishte kohë e gabuar thanë, për njerëzit e duhur...
Thuhej se rreth nesh kishte një shkëndijë që përfshinte këdo, ndoshta na gënjenin, jetëshkurtër qëlloi dhe magjia jonë. Po unë i ruaj edhe ata që na urryen, edhe ata që kurrë nuk thanë, të ngremë një dolli, i ruajta më fort ata, i ruajta edhe kur shpinën ua ktheve ti, sepse e dija që në një ditë si kjo, në rrugë do t'i shihja përsëri, e me krahët shtrënguar në të miat do t'jua zbusja dhe njëherë zemrën me dashuri, atë që u mungon, atë që mua edhe ty thellë brenda vetes, ua gërmonte shpirtin me zili.

Asnjë herë më shumë se sot, nuk të kisha ndjerë teksa bëje ecejake mëndjes sime, në cdo hap m'a trullos qënien, mi jep një dimension tjetër botës së gjallëve, më ngjan se vetvetiu filloj t'i dua njerëzit më shumë, sikur dua t'i vesh se sbën edhe ata me lumturinë time. Por unë të ruaj larg botës, larg të prekshmes, të ruaj në kohë, në atë të dobtën zemër!



Kur më thoje "jam i lumtur", do të doja t'i kapja fjalët si fluturat që më vijnë vizitore e ikin porsa u afrohem! Të gjitha mendimet e pashprehura m'i flisje ti...

Edhe sot, nuk kam mundur ti shkul jetët tona... Kot përpiqem ta bëj, ti je rrënjosur tashmë, me kohën edhe ti ndërton shtëpizën tënde në zbrazetirën time! Heshtja e mungesës tënde flet aq bukur në syrin tim, e dëgjoj fytyrë-qeshur, kurrë smë ka trembur ky mendim, më magjeps dhe nuk kam dashur t'i pres fjalën për asnjë moment!
Thërras dhe njëherë emrin tënd dhe koha lozonjare më thote, je peng e imja, më ke humbur...
Dy figura të vogla më kapërcejnë sysh, janë imazhi ynë, njësoj si dielli që udhëton për të mbërritur prap në vendin e tij, ashtu e gjen ti përherë rrugën tek unë... E njësoj po unë tek ti!
Besomë, të ruaj, me shumë dashuri!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...