Kridhem e tëra në atë të voglin kopësht të mendjes time. Është
mëngjes dhe i përsëris vetes se duhet vetëm te ec pak për të jetuar më gjatë nën
vështrimin tënd. Ja pëlqej heshtjen dimrit, krejt ashtu të thatë, si një plak
i mocëm e fjalë-pak, e po në rrugë të tij të gjej fjalë që as celjes se një
pranvere nuk ja lidhja dot dy gërma lulesh bashkë!
Koha e pamjaftueshme për të zbrazur edhe njëherë grushtë hidhërimesh më mbajti peng prej këmbe! Koha, kjo vrapuese e denjë, edhe sot më mundi...
Dhembja shpesh herë vjen fshehurazi... Të zë në cast, të mbërthen!
E imja është e bindur, e stërvitur mirë, më dëgjon edhe atëherë kur më së paku
m'a ka ngenë!
Jam endur shpesh në fushën e saj, si një kafshë e zbutur,
marrë në dorëzim nga një pronar...
Fytyra ime shpreh lumturi të shkuar, vetëm ajo ka forcën të
më mbajë në botë! Kapem shpesh pas gjërave të bukura, fundja unë ja kam gjetur
vetes skutën e shpëtimit, rreze plot dritë më lëshon shpirti kur në foto gjej
edhe njëherë pamjen time buza-gaz!
Në hapësirën time vështirë se ka ditë gri, lehtë cdo ditë do
të ketë copëz qielli për ta vështruar, vendi që ze tek unë lumturia është kaq e
madhe, është lidhja më e bukur që kam me jetën, të gjallët, njerëzit, ty!
Ti më lidh me jetën, ti më jetëson heshtjen, ti me heshtje më
shpërndave cdo grimë të ëndrrave të mia! Ti u zhduke dhe more me vete gjithë muzikën që më sillte
shpirtin në ritëm, me duar të ftohta më shtrëngove duke ndjerë edhe njëherë se
sa ngrohtë bën në mua!
Ti ike... Dhe unë do të flas për ty në kohën e shkuar... Ai
ishte, ai donte!
Comments
Post a Comment