Skip to main content

Po të isha tjetër njeri...

Nëse do të zgjohesha në një vend tjetër, në një epokë të shkuar, në trup e shpirt të një njeriu tjetër që nuk do të ishte unë, do të mishërohesha prap në ty. Po të mundja të ktheja kohën pas, do t'i kisha bërë të gjitha gjërat ndryshe, vetëm dicka nuk do e ndryshoja kurrë, do të të doja prap, njësoj!

Do kisha festuar ndryshe, duke jetuar cdo minutë e cdo ditë në vrullin e një shpejtësie marramendëse, do të isha një njeri më i mirë e do ndiqja nga pas këmba këmbës cdo dëshirë që do më lindte aty për aty. Po prap do të të doja ty, njësoj! Do t'i zgjidhja një nga një njerëzit të cilëve do t'u falja më të shtrenjtën time kohë, do shtyja larg vetes cdo grimë sado të vogël negative duke zbutur hapësirën time me copëza lumturie, të gjitha do t'i bëja ndryshe, ty do të të zgjidhja prap, njësoj!

Do të doja më pak, si për të shuar me gllënjka etjen e një shpirti si i yti, do të të kisha mësuar të doje më gjatë, për të njohur edhe dhomat dyer mbyllur të një zemre si e imja. Të gjitha, padyshim të gjitha do t'i bëja ndryshe, në kohe tjetër e në vend tjetër, në epokë tjetër e në trup tjetër, vetëm ty do kisha zgjedhur të njëjtin!


Do kisha besuar më shumë veten e do ngulja këmbë të bëje dhe ti të njëjtën gjë, të bëje paqe me reflektimin tënd përballë pasqyrës! Do guxoja të të thyeja zemrën, të të trishtoja, të njihja tek ty momentet e dobëta e të sprovoja veten nëse do të mundesha t'ja dilja! Në të gjitha gabimet, do të zhvishja veten me peshën e fajit, do qeshja me të madhe pas cdo mësimi futur në xhepat e jetës e nuk do e ndalja hapin, drejt e tek ti do vija prap!

Po të mundesha, të shkatërroja kohën e bashkë me të, gjithë kujtimet marrë prej saj, ty do të gjeja njësoj, të pandryshueshëm, do të të gjeja edhe njëherë, për të jetuar veten nën një emërues të njejtë!
Po të mundesha të isha tjetër njeri, ty do të të zgjidhja përsëri...

Comments

  1. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HIQ SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARISË
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...