Do të rrëzohem e do më bjerë zemra në tokë, do zvarritem e
koka do të më varet në dysheme, do të thërras ty! Do të cirrem e me dhimbjen e zërit të gërvishtur do të kërkoj!
Nuk do të heq dorë...
Edhe kur vetja të më braktisë dhe gjumi të arratiset, kur të
arrij fundin e fuqitë të më lënë, nuk do të heq dorë, do të ngrihem më fort, do
të thërras ty! Mua më godet e shkuara, më përplas në mure të vjetra e m'a
shkund zemrën. Në atë moment krisje, nga thyerja e xhamave, ti gjen rrugën e
del në sipërfaqe, ti je plagë që dhemb.
Nuk do të heq dorë, do të rigjej rrugën për t'u kthyer nën
catinë e mëndjes tënde, do të ngrihem në këmbë, me shpirtin këputur për të
ardhur dhe njëherë në shtëpi. Të kam falur, ose ndoshta stë kam mbajtur inat kurrë, nuk di
të të urrej, nuk di si urrehet një shpirt. Ti je ai që më thyen, ti je plagë që
dhemb...
Nuk kam mësuar të shërohem prej teje, ti bëhesh më i pranishëm
kur unë tentoj të kurohem... Ti erdhe prap mbrëmë, m'a gërvishte plagën dhe
ndjeva dhembje. Të kërkova të më lije, dua të shërohem, nuk jam aq e fortë sa të
ik prej virozës që je ti, lërmë të marr veten, unë nuk do të heq dorë nga
ngirtja ime.
Do të zvarritem, po në një moment do të mbledh gjithë
dhimbjen në dy grushtë e do të ec prap. Do qaj, do heq prej shpirti shije të
hidhur e do të clirohem prej teje. Do të të mjekoj, besomë, do të mbaj gjallë
brenda vetes atë copëz kujtim që më sjell si imazh kohën kur ti nuk ekzistoje!
Ti mund të me hedhësh në tokë, e në rrëzimin tim të ndjesh
dhembje! Unë jam e gjallë, frymoj, me duart mbështetur në dysheme, zotohem se
nuk do të heq kurrë dorë!
Ndezur oxhakun nën brumin e të ftohtit jashtë...
Do të të kërkoj një ditë, do të të thërras, do të të gjej,
me zemrën peshë ngritur në këmbë, nuk dorëzohem!
Comments
Post a Comment