Skip to main content

M'a deh shpirtin!

Ti je alkool për venat e mia! Të shoh dhe tundohem! Vështirë të të rezistoj, je aq i lakuar në qelqin që përfaqëson sa natyrshëm ndjej etje. Je gotë e parë, si ftesë për një natë të gjatë... Këmbë zbathur, dorë për dore dhe një puthje fund shëtitje!

Ti je dehja ime e orës së vonë të natës, kur je në gjëndje kllapie, midis gjumi e zgjimi, midis nate, midis heshtje, ti bëhesh gllënjka ime në fundin e shishes! Dua të di a përbëj lumturi njësoj si ti je për mua, të di a dehesh ti në krahun tim njësoj si bie unë në shikimin tënd.
Ti ma trullos qënien, më bën të të dua prap, njësoj si cikël i akrepave të orës, që përsëritën e nuk lodhen me njëra tjetrën, si  cdo e hënë që rikthehet, si cdo e shtunë ekzaltimi, ti më rikthen cdo ditë në një botë ku më pushon shpirti në re të bardha pambuku...

Nuk e di ku është fundi  e kur do të ndaloj, di vetëm që ti ma elektrizon mëndjen. Ke provuar ndonjëherë të të prekin në pikën tënde më të dobët dhe aty të thuash e ulërasësh në djall të gjithë, ty të kam pjesën time!



Zgjohem dhe ndjej dhimbje koke, të fortë, si ndjesia jote, paskam marrë shumë nga ti mbrëmë… Ndjej se gjithë ditën do më shoqërosh, isha e dehur në ty, më rrembeu nata! Sepse ti do jesh gjithmonë zhdukja ime e vogël, do vij të strukem në ty, kur botës dua t’i fshihem dhe asnjë errësire të mos më gjejë, do vij tek ti.
Ti më deh!
Ti je alkool i venave të mia!
Ti je gota që pi me fund, që të djeg kraharorin e të trullos, e botën t'a sjell nën këmbë...

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...