Nuk do pikturoja një të qeshur tjetër për të bërë hijshëm
pamjen që ke përballë. Nuk mbaj mënd se cdo të thotë të mbash mëri as të
shtrihesh natën vonë më shpirtin helm, nuk do thoja më shumë fjalë që në dëgjimin
e dikujt të vijnë aq të vogla sa t'i shuaj një piklimë shiu!
Nuk do bëhesha e verbër para një buqete të kuqe që duarve
hark u rri aq bukur, nuk do prisja të zbardhte për të ikur larg asaj që natën
nuk m'a lë gjumin të vijë, do të shkoja larg, larg asaj që përbën ti!
Unë jam e përqafimeve të forta, jam e mallit, jam e zemrës
si njeri! Jam e fjalëve të mëdha, atyre të vërtetave që kam fuqi ti shquaj e
t'i mbaj, e ndjesive, atyre që ua njoh vendin ku i përket të rrijë!
Po, më quaj edhe të cmendur, sepse i bëj gjërat ashtu sic ti
i ke frikë, ashtu sic ti më kërkon në cdo jetë tjetër! Nuk më vjen keq për ty,
vetëm urrej faktin që kërkon të dish cdo gjë e si pak nga pak vdes ti prej
lumturisë time, ajo e madhja që qesh me ty!
Nuk na i shpëtojnë puthjet dashurinë, jo! Nuk jam aq e vakët
për të mos shkuar pa një zhurmë që të ta trondisë gjithë qënien! Nuk paguhen kështu
zemrat e mëdha si e imja, në të vërtetë e në gënjeshtër, të hidhurat mbeten të
tilla kur janë të fundit që provohen!
Në ishuj të vegjël nuk qëndrojnë dot shpirtra si i imi, nuk
largohen pak nga pak anijet prej gjirit tënd të pajetë, jam kthina e prerë e
largimit të hekurt, jam e jetëve të mëdha, e gërmave gdhendur mureve të
betonuara në ndërtesa të shenjta, jam heshtja e tre pikave të fundit të një
fjalie...
Të pezmatoj shpirtin në atë sekuencë që të vesh në ankth,
mos më provo të lutem, nuk jam e gjërave të vogla sic është zemra jote, mua
syri më sheh tej grisë e tëj cdo veshje që shiu i jep tokës!
Unë jam e dashurisë, jam e përqafimeve të forta, shtrëngimeve
zemër për zemër, jam e të vërtetës unë e nuk bëj kompromis të lirë për fjalë të
vogla...
Jam e gërmave të forta, atyre që bërtasin e godasin më plumba lumturie që shpërthejnë
drejt e në jetën tënde!
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë