Skip to main content

Zemra plot!

I kam zbritur të gjitha fjalët në tokë, që të munden të gjejnë rrugën drejt e tek ti! Kam shkulur cdo yll prej qielli në dorën tënde, ti shuash e t'i groposësh në aq dëshira sa të dojë shpirti! Himn i jetës sime, kur më pyesin se cila është fjala më e bukur që kam thënë  ndonjëherë, ngre kryet dhe pohoj:
Faleminderit zot. A do t'a përsërisja?! Po, në cdo moment!

I kam celur ëndrrat prej sirtareve, jam bërë mish e shpirt, gjak e zemër, jam bërë e pasur! Kam kuptuar se të lumtur më bën edhe fjala, edhe një kohë e bukur, edhe një kafe e mirë, zemrën e kam plot, nuk më zbrazet kurrë nëse të jap edhe ty nga vetja, kam kuptuar se në thelb jam e përbërë vetëm prej dashurie, dhe atë kam më të shtrenjtën!

Lumturia është në ajër!

Shpesh herë e kam gjëmuar si një fëmijë që i shkon pas një fluture, herë të tjera e kam kërkuar të bëhet e imja doemos, por në formën më të bukur në botë, kam mësuar se nëse doza e buzëqeshjes bëhesh vetë si pikënisje, atëherë cdo gjë përreth do të ndjekë ritmin tënd.
Një grusht të ëmblash fjalë e mbaj shtrënguar në duar, kam nga një për këdo, dikujt do t’i duhet, dikush tjetër do ta mbajë në xhep, të tjerëve do t’i nevojitet një ditë tjetër…

Do t’i zbres në tokë gjithë fjalët më të bukura të librave, për të të thënë se jemi të prekshëm, jemi si ata, ata janë ne!  Dua që të më njohësh në ecjen më të gjatë e të lodhshme, të njohësh tek unë edhe atë skutën më të errët që as vetes nuk ja shoh! Të të them se unë eci me ty!



Dhe ngre kryet lart. Prej qielli fillon të piklojë shi. Jam e prekshme dhe unë si kushdo. Të shoh ty, shoh tashmë edhe veten në ata sy, kam arritur drejt e në shikimin tënd, rrugë e gjatë  deri në atë shpirt! Ti më pyet se cila është fjala më e bukur që kam thënë  ndonjëherë, buzëqesh dhe pohoj:
Faleminderit zot. A do t'a përsërisja?! Po, në cdo moment!




Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...