Sa e vjetër tingëllon si fjalë ë? Si shtëpia gjyshes, njësoj. Po c’e do që jam vetëm 28, e asnjërën nga gjyshet nuk e kam… Këmbëkryq në kolltuk me lugën zhytur në kavanozin e mbështjellë bukur fort me letër të kuqe, duke lexuar rreshta të librit Rrëfimi të Colleen Hoover, nënvizoj me të verdhën e shëmtuar një shprehje: “Disa sekrete nuk duhet të kthehen kurrë në rrëfime…”, me sytë herë nga TV-ja e herë nga telefoni, si një vigjilente e vërtetë, me sekonda më vjedh vëmëndjen një sms: Ku je moj? Më duhesh… E telefonoj menjëherë e shqetësuar, po nuk e heq lugën nga zhytja e ëmbël në luleshtrydhe, e ndërkohë që nga ana tjetër e telefonit dëgjoj një zë si azmatik, që flet 37 fjalë në sekondë e unë jam akoma në dilemë nëse është e gëzuar apo e stresuar apo i ka vdekur vjehrra (që nuk ka) apo e ka lënë makina në mes të rrugës… “Dëgjo, të thashë që këtë fundjavë do udhëtoja në një takim pune me Andin, arkitektin e zyrës, atë tipin me doza sarkazme të theksuara, që ti e ke inat për ...