Skip to main content

“Vlerat e tua nuk do të ulen në bazë të paaftësisë së dikujt për ti shquar ato."

Shumë shpesh, me ose pa vetëdije ne i lejojmë opinionet e njerëzve që të kenë impakt të fortë në ndjenjën tonë të vetëvlerësimit. Vecanërisht të rinjtë, adoleshentët, të cilët po bashkëjetojnë në një botë ku më shpejt zhvlerësohesh sesa motivohesh! Kam pasur edhe unë ditë të tilla, si kushdo, e për dreq asnjëherë nuk e (mirë)kuptoja shprehjen: “Lëre, nuk ja vlen, kjo të bën më të fortë…”
Po si më bën më të fortë dikush që më prish humorin, aq energji sa i duhet të shpenzojë ta bëjë këtë gjë, më mirë të mos flasë…

Me kohën, u mësova se, unë nuk jam ajo cfarë thua ti! Unë jam e gjitha ajo që shoh në pasqyrë, dhe më besoni, se llogaritë më të vështira I kemi përherë me veten.

Ndërkohë që bëja rrugën për të ardhur në punë, në një cep të një kryqëzimi e gjeta po prap aty, si cdo ditë “gjyshin” tek i cili blej lulet për në zyrë.
“Akoma nuk janë bërë për t’u ndërruar lulet gjyshi, nesër ndoshta me luledielli.” (I thërras gjyshi, sepse atë ndjesi të jep.
- Në ditë shoh plot njerëz të kalojnë, nxitojnë, vrapojnë, me fëmijë, me dosje, me karroca, ka dhe nga ata që nuk më shohin, e ndoshta indiferent me lëshojnë dhe një shikim, por pak njerëz blejnë lule… Ja je ti, janë edhe disa cupa kështu si ti të keqen gjyshi,  po lulja është kulturë!, - më tha!

Kulturë!
Është ajo veti që nëse i mungon individit rrjedh në deficenca të tilla të cilat të dëmtojnë edhe ty. Të ushqesh mëndjen, të edukohesh, të duash, të lexosh, t’ë përcjellësh pozitivitet tek njerëzit që të rrethojnë, është kulturë që mëndjet e vogla nuk e mbajnë dot.
Nëse mundesh, kujdesu për të gjitha nga pak, nëse të bën të ndihesh mirë, është e sigurtë që do të bëhet “ngjitëse” tek të tjerët. Kujdesu më shumë për veten sesa për atë sasi “rëre” qe përpiqen të ta lëshojnë kalimtarët e pakujdesshëm gjatë ecjes  në rrugën tënde.

Ti je ajo cfarë ti beson në vetvete se je, ty nuk të bën tjetri më pak të mëncur nëse përpiqet të nxjerrë nga ti dobësitë e tua!

Desantila


Comments

  1. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HIQ SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARISË
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...