Sa e vjetër tingëllon si fjalë ë?
Si shtëpia gjyshes, njësoj. Po c’e do që jam vetëm 28, e asnjërën nga gjyshet
nuk e kam… Këmbëkryq në kolltuk me lugën zhytur në kavanozin e mbështjellë
bukur fort me letër të kuqe, duke lexuar rreshta të librit Rrëfimi të Colleen
Hoover, nënvizoj me të verdhën e shëmtuar një shprehje: “Disa sekrete nuk duhet
të kthehen kurrë në rrëfime…”, me sytë herë nga TV-ja e herë nga telefoni, si
një vigjilente e vërtetë, me sekonda më vjedh vëmëndjen një sms: Ku je moj? Më duhesh…
E telefonoj menjëherë e shqetësuar,
po nuk e heq lugën nga zhytja e ëmbël në luleshtrydhe, e ndërkohë që nga ana
tjetër e telefonit dëgjoj një zë si azmatik, që flet 37 fjalë në sekondë e unë
jam akoma në dilemë nëse është e gëzuar apo e stresuar apo i ka vdekur vjehrra (që
nuk ka) apo e ka lënë makina në mes të rrugës…
“Dëgjo, të thashë që këtë fundjavë
do udhëtoja në një takim pune me Andin, arkitektin e zyrës, atë tipin me doza
sarkazme të theksuara, që ti e ke inat për vdekje… Ishim në Vjenë.”
Rrotulloj sytë ndërkaq sjell në mëndjë
listën e njerëzve të cilët realisht mund t’i kem inat për një arsye të fortë, por
ky Andi arkitekti smë rezulton gjëkundi…
“Po hë moj dhe ti, ai që të kam
thënë, që kam drekuar dy herë me të…”
Ah, po, kthjellohem në moment unë, sigurisht që e kam shprehur inatin ndaj një mashkulli që nuk lë femër pa ngacmuar, që ka një pamje të kuruar për vdekje, por që është një katasrofë kur vjen puna e strukturës së gjuajtjes, krejt provinciale, pa asnjë lloj vijëzimi me kontur të një mashkulli të vërtetë, që në krah ka një “grua-kukull”, e për kukulla ende gërmon, derisa dikush ta mësojë se edhe Barbie edhe Ken, shiten vecmas në dyqan!
“Kam dicka për të të thënë…”më
thotë shoqja ime. “Më quaj si të duash…Kësaj rradhe…”
Mos fol më i thashë, e kuptoj, e
marr me mënd, të gjitha i marr me mënd, po ty kush ta mori mëndjen, se mesa më
ke thënë, ndan të njëjtin koncept me mua, je lumturisht e ndarë nga “aventurat
e një nate vjeshte”, apo i rezistove të gjithave përvec tundimit…Se fundja nesër
do shkosh prap në punë, e prap do përballesh, e do t’i zgjasësh dhe dorën
madje, po moj po, atë dorën që “fjetëm bashkë mbrëmë po nejse”, e s’do dish ku
je vetë e as ku ke lënë memorien, e ai krenarisht do të të buzëqeshë për të të
thënë dhe një herë se Barbie ka plot aty, po ky vazhdon të jetë një Ken rrallë
e për mall.
Në djall të shkojë, hiqu sikur
ska ndodhur asgjë, nxirr asin nën mëngë e thuaji, kisha pirë shumë e asgjë nuk mbaj mënd, keq më vjen, do të doja
por nuk arrij të kujtoj asnjë fragment të asaj nate, e nëse përpiqet të të
tregojë një grimcë përtej, thuaji se të gjitha dokumentat e tenderit ishin ok,
mungonin disa të dhëna financiare por që do merret vajzat e zyrës me atë cështje
dhe kujtoje si një brune e vërtetë duke rregulluar syzet e tua seksi me numër
zero, se mbledhja për sot është shtyrë deri javës tjetër, edhe hajde për tek unë
tani, merr një film e bli ca crackers se marmalatën me luleshtrydhe e kam në
dorë e po të pres me lugën tjetër!
Desantila
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë