Jam padiskutim një person mëngjesi.
E pëlqej qetësinë e paqtë që ka.
E shijoj shumë atë daljen në rrugë në
mëngjes, me pak kalimtarë, më bën të ndihem për një moment sikur jam duke marrë
nxitimthi rrugën për diku e më pret dicka produktive dhe them me vete, e hënë,
javë e re, kismet i ri … (e keni parasysh Heidi-n që jeton me gjyshin në lëndinë,
e lumtur dhe larg zhurmës së qytetit, ja fiks ashtu ndihem!) Vetëm se ndalesa
ime e parë është blerja e kafesë!
Unë besoj në një filxhan kafe, po
po, ndoshta kjo nuk është aroma më e ëmbël, apo gëzimi më i madh por është gjithcka dua në
mëngjes. Ka një pafundësi shpjegimesh lidhur me kafen e mëngjesit, por unë
besoj se ka dicka përtej asaj që e themi rëndom “Të pi një kafe të më dali
gjumi…”
Ka një mori vendimesh që mëndja jote dhe koka ime i bluan në sekondin që
tundim filxhanin me dorën e djathtë. Janë qindra takime që marrin jetë në atë
rrethin e pjatës së kafes, ka shumë ndarje të hidhura si vetë shija e saj e
pashoqëruar me sheqer, janë të gjitha të qeshurat e pafund që i pijmë në horbën
e fundit të filxhanit, janë trishtimi i një humbjeje, janë gëzimi i një takimi,
është arsyeja e mbledhjes me miqtë, është kaq komplekse ajo kokërr e bluar plot
aromë!
Gjej kohën të ulesh për pak
minuta në kafene me një shok, shoqe apo të afërm, gjithcka na mungon është pak
minuta të qeshura, me njerëz të dashur, që ta vjedhin buzëqeshjen, të japin
energji pozitive, të bëjnë të mos i rezistosh edhe dy apo tre kafeve, duke të të
rikujtuar edhe njëherë se sa pak gjëra kushton një cast i lumtur!
"Kam numëruar hapa të jetës me lugë kafeje të freskët, në mëngjese,
ato të heshturat, ku gjëja më e ëmbël është shija e hidhur e saj..."
Të hënën,
Comments
Post a Comment