...por në hapësirat mospërfillëse të
zemrës, gjeta këndin për të vallëzuar sërisht!”
Jemi shumë të gatshëm të
kritikojmë kur përballemi me “dështime” të të tjerëve. Me krenari drejtojmë
menjëherë fjalinë si akuzë : “Të kisha thënë”, “E dija…Po ti nuk dëgjoje”.
Nëqoftëse ka dicka që bën pjesë në
gjërat që unë me besnikëri nuk do ta tradhëtoja kurrë, janë darkat e ngrohta me
verë,ushqim të mirë, me ëmbëlsirat që tundojnë që në aromë, me shoqet e zemrës.
Janë terapia e shpirtit…
Isha mbledhur struk në kolltukun
e kashmirit e po prisja që ajo të ulej nga ecejaket që bënte prej guzhinës në sallon.
Verë të bardhë, luleshtrydhe, kanellë dhe shumë dashuri brënda një sekondi…
“Erdha, mos u mërzit…”
“Hajde ulu se më more mëndt, se di a e kam nga vera apo nga ato që dëgjova
sot…”
“Pse mi, ca ka ndodhur?”
Si në përhumbje i tregoj historinë
e një cifti që ne të dyja e njohim shumë mirë. Formulë standarte: Cift i lidhur
prej 500 vjetësh, që atëherë kur nuk e dinin se cdo të thotë të jesh në një
marrëdhenie të mirëfilltë duke marrë përgjegjësinë e “Tani-jemi-dy”! Por, u rritën bashkë, duke u rritur me ne.
I shquanim lehtësisht kudo. Ishin aq të këndshëm bashkë, saqë vështirë t'i dallonim mes njerëzve të tjerë po të qëndronin vetëm, kishin një kimi të pashpjegueshme dhe "imponoheshin" aq bukur tek shoqëria në atë sferën që kishin krijuar mes njëri-tjetrit.
Pas kaq shumë vitesh, ai e kish
tradhëtuar dhe si një zotni i vërtetë i kishte thënë se ndihet sikur bën pjesë
në një marrëdhënie të konsumuar dhe nuk e sheh të shëndetshme për jetën e tij
ta vazhdojë më tej… (Ta lumsha unë ty.)
-
Uaaa,
joooo s’ka mundësi, jooo! Ai moj?! Uaaa… Po ajo?! (Se ajo e shkreta i kish varur të gjitha
shpresat e jetës tek ky tipi, se të paktën kështu e shihja unë, se kudo ishte emri
i tij, madje dhe kur dilnim me të më dukej sikur kjo vinte bashkë me të me
vete, bukën!)
-
Ajo… Ajo
ishte bërë gjysëm njeriu. Inat i kam këto femra që reagimin e kanë të tillë POR
ama do ti përkrah sa të kem jetë. Më erdhi aq keq sa nuk e ke idenë, sido që të
ketë qënë zgjidhja apo zgjedhja, m’u dhembs ajo qënie. E ftova të dilte me ne të
shtunën…
Asaj e kujtdo,
Kam takuar një zonjë rreth të 60-ave,
punonjëse e United Nations në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila më ka dhënë
një mësim që e "mbaj" gjithmonë me vete!
"Në jetë je gjithmonë vetëm dhe cdo
ditë llogarite jetën tënde vetëm, në një marrëdhënie konsiderohu single (në
kuptimin figurativ, gjej kohë të përmirësosh veten, merru me sport, ji krenare që
ke ekonominë tëndë, je më e fortë kur je vetëm), në familje bëhu krah i vetëm
(asnjëherë nuk dihet se cfarë ka planifikuar jeta për ne, përgatitu të jesh e
fortë dhe vetëm), në punë llogarit cdo gjë vetëm (bashkëpuno por mos beso shumë),
sepse në këtë jetë ke ardhur VETËM dhe vetëm do të shkosh".
Kam lexuar aq shumë e po aq kam dëgjuar dhe
me forcën më të madhe do të të them TY, TY edhe TY:
“ Nuk mund të evitoj dhimbjen tënde kur ndonjë histori të thyen zemrën por mund të qaj me ty e ti
mbledh copëzat për ti rivendosur përsëri. Nuk jam ndonjë gjë e madhe por, jam
gjithçka që mund të jem.”
DESANTILA
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë