Thuaj faleminderit! Ka shumë arsye pse duhet
ta bëni, më besoni!
Faleminderit që ke debatuar aq herë me
mua, më ke mësuar rrugën e duhur sesi të pajtohem me ty e me të tjerë në shumë
biseda. Më ke shtyrë të arrij deri në pikën time të fundit , kështu që
tani e di shumë mirë se nuk dua ta shoh më veten të tillë sërisht. Faleminderit që ke vënë në dyshim
gjestet e mia romantike. Ti ke vënë në dyshim nëse sforcohesha për t’i bërë
apo isha thjeshtë e ftohtë, ti më mësove se jam mëse e aftë të kapërcej veten e
të bëhem romantike.
Faleminderit që ke ndarë me mua muzikën
tënde të preferuar. Që ke ndarë me mua grindjet për ekipet me tifozët e palëkundur
si ti. Për miqtë besnikë dhe familjen e përsosur. Ti më mësove se unë mund të
ndaj me dikë të shtrenjtë aspektet e ndërlikuara të jetës sime. Dhe se kur ato momente
të përbashkëta të zgjasin më shumë se marrëdhënja jonë, është bukur të ulesh e të
kujtosh cdo gjë.
Faleminderit për mbrëmjet e mërzitshme
të kaluara duke ndjekur një film aspak tërheqës. Ndërsa unë ankohesha pa fund në lidhje me netët e shumta në një monotoni të tillë kuptova dashurinë time
për thjeshtësinë. Më mësove se jam një
femër ideale për të hequr nga dora gotën e verës e për të shtrënguar nxehtësinë
e filxhanit të cajit.
Faleminderit për humbjen e vëmëndjes
ndaj meje. Ti më mësove se komplimentet e harruara, prekja e munguar, netët pa një telefonatë kanë dhënë
një ndikim të fortë te une. Kam mësuar se nuk kam më nevojë për sigurine e të pasurit dikë në krah dhe këtë ja konfirmoj herë pas herë vetes. Kam mësuar gjithashtu se një
nevojë e tillë, nuk është esenciale.
Faleminderit që më ke dashur. Ka
pasur momente kur, pa dyshim, ti më ke bërë më të lumtur se asnjëherë. Një
shikim të vjedhur. Një shaka brenda. Një puthje. Dhe një këngë të përbashkët...
Ti më mësove se unë jam e aftë për të qenë
e lumtur si në dehje.
Faleminderit që u përballe me një
vendim të vështirë bashkë me mua. Ti më mësove se mund të mbijetoj edhe në
situatën më të keqe të imagjinueshme. Që unë mund të mbijetoj me ty. Dhe, përfundimisht,
që unë mund të mbijetoj pa ty. Kam mësuar se unë nuk mund të ndryshoj
vendimet që kam marrë dikur, por unë mund të mësoj të ndryshoj e të përmirësoj
veten.
Faleminderit për ritakimin.
Aftësia për të parë ndryshime të dukshme ishte kaq e fortë. Transformimet
realiste dhe zakonet e vazhdueshme, më
forcuan domosdoshmërinë e veprimeve të caktuara në të ardhmen. Ti më
mësove se është në rregull dhe nuk ka asgjë të keqe të ritakohesh me ty për të
parë sesi kam qënë e si nuk dua të jem më…
Dalja jote menjëherë jashtë skenës
së jetës time ishte veprimi më human i të gjithë marrëdhënies sonë. Ti më
shpëtove nga vetja ime e vjetër. Dhe më mësove se unë mund të jetoj në një botë
ku ti nuk ekziston. Faleminderit që ke ndikuar tek unë dhe për ndryshimin që bëra
prej teje. Të falënderoj që
më ndihmove të krijoj një "Unë" të ri, mbi gjithcka, për veten!
E ke qa 😉
ReplyDeleteE ke qa 😉
ReplyDeleteMe lot gezimi madje :-) Thank you zemra.
ReplyDelete
ReplyDeleteAmazing..:)
Thank you zoga :-)
ReplyDeleteSi cdo gje ti ben 😍 super e bukur e plot pozitivitet :)
ReplyDeleteGriseld, faleminderit shume.
DeleteFaleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë