Me këmbënguljen e kolegeve të zyrës,
të cilat më shohin e dëgjojnë përditë, duke më motivuar se “nuk më mjaftojnë
katër muret e zyrës” për t’u shprehur mjaftueshëm, jam përballë ekranit më e
tendosur se kurrë. Është më e vështirë të shkruash për t’u lexuar sesa të
shkruash pa patur një qëllim, megjithatë jam e lumtur që pasionet e mia do ti
ndaj këtu.
Si një ndjekëse e rregullt e
blogjeve që në përmbajtje janë kryesisht, art, muzikë, kulturë, gastronomi, shëndet,
etj, dhe si nje fanatike e të shkruarit bukur, gjej “arrati” të tilla të vogla
prej rutinës së përditshme, të cilës nuk kam dashur ti bie kurrë në duar.
Emocionet e zhveshura nga cdo
lloj forme që i pengojnë të zhvillohen, janë dobësia ime. Të shkruash bukur nuk
të duhen fjalë të mëdha, më shumë sesa një strukturë e pastër mendimi dhe aftësie
për ta përcjellë ashtu sic duhet një ngjarje, ndjesi, aromë, muzikë.
Me falenderimin e “të parës faqe”,
që i adresohet motivueseve të mia brënda “4 mureve të zyrës”, veshi përtej saj,
do të jetë ky blog.
Desantila
Dita do me behet me e bukur kur te lexoj blogun tend sene cdo gje qe shkruan gjej pjese te vetes.
ReplyDeleteDita behet e bukur se ka njerez pozitive si ti 💕
Deletesuksese hun....:)
ReplyDeleteFaleminderit lule :-)
DeleteLexova cdo shkrim tendin deri sa arrita ketu. Fantastike!
ReplyDeleteSa me kenaqe. Perqafime.
DeleteNuk të njoh 😊. Blogu rastësisht më doli para, por u kënaqa dhe nuk u lodha aspak sa i lexova thuajse të gjitha. Nuk u lodha sepse gjeta veten, sepse organizimi që u ke bëre fjalëve është joshës dhe sepse aftësitë e femrave ( atyre të vërteta) më pëlqen ti vë në piedestal. Go on!
ReplyDeleteNuk të njoh 😊. Blogu rastësisht më doli para, por u kënaqa dhe nuk u lodha aspak sa i lexova thuajse të gjitha. Nuk u lodha sepse gjeta veten, sepse organizimi që u ke bëre fjalëve është joshës dhe sepse aftësitë e femrave ( atyre të vërteta) më pëlqen ti vë në piedestal. Go on!
ReplyDeleteKam një lloj përkëdhelje sedre kur lexoj të shprehet kaq bukur dikush që nuk më njeh (ose më njeh vetëm nëpërmjet atyre cka shkruaj). Të falenderoj shumë. Përqafoj!
Delete