Nëse nuk përgjigjem, futu brënda… Mos prit të të them hyr, kemi hapur
zemrën shumë herë e spo na duket gjë hic hapja e derës. Mikëpritjen e gostis në
formën time më të mirë që di, mirëkuptimit.
Jeta ime është shumë e gjallë, ashtu sikurse e jotja. Ne thjesht kemi
pikëpamje të ndryshme. Unë mbaj tulipanë, ti nuk I pëlqen lulet, unë apple, ti Samsung!
Tavolina ime është plot, të ëmbla më së shumti. Pjatat i dua me
ngjyra, më japin jetë, Croissant-in e pëlqej me cokollatë, në ditët e vjeshtës,
cajin e shoqëroj përherë me mjaltë, ëaffles me caramel, lëngun e portokallit e
shoqeroj me pak limon, luleshtrydhet dhe manaferrat i dua pak të ngrira, kafen
pa sheqer dhe me qumësht.
Kjo është gostia e jetës time, javës time:
Të hënën përpiqem ta kënaq syrin me idenë se një javë produktive më
pret në vijim, e përgatitem për të gjitha.
Të martën dua pak “mëkat të ëmbël” me shije të errët. Për t’ia lëshuar
gjithë bestytnitë e gojë-dhënat se e marta është ditë tersi!
Të mërkurën i jap vetes ilac, mjalt, për shpirtin, për trupin. Ulur me
revistën time të preferuar në dorë, mbledhur këmbët në kolltuk, rrufis gllënka
të ëmbla që më shumë i dua sesa më duan!
E enjtja është e preferuar ime, ja toleroj vetes karamelin, më kujton
fëmijërinë, duart plot i mbaja me to, egoiste për ta shijuar vetëm vetë, nuk bëja
kompromis ndarjeje në grup të tyre.
Të premtes i jam dhënë komplet me vitaminë të portokallit e limonit. Përgatis
vetes për një fundjavë energjike. I duhem e fortë edhe asaj.
Rregullisht të shtunën në mëngjes, marr një dozë me fibra të mira
luleshtrydhesh e manaferrash, një llasticë në kërkesë, një maniake në shëndet.
Të dielës i jam ulur përballë, e sodis prej një stoli zjarrin që kam
ndezur e në sfond mbasditen e saj e kam si muzikë relaxi. Me ty kafe i kam mirë
punët, ty ti kam thënë të gjitha! Po nuk e pij të fundit pikë pa i thënë edhe
dy rreshta para se të shkojë ora 12 e të hyjë e hëna.
Se si ushqehem, se si gostitem, është e gjitha mënyra se si e jetoj unë
jetën, se cfarë zgjedh për të ngrënë, është forma me të cilën përcjell tek
secili, në vecanti, sjelljen time, se si e stolis, është dekori që më prezanton
karakterin. Ashtu sikurse edhe ti.
Mua mos ma gjyko tavolinën, ushqimi është bekim!
Desantila
Comments
Post a Comment