Më ka dërrmuar kjo histori, më kap si fëmijë që tërheq nënën prej këmbe me ngulmimin për pak vëmëndje! Bie në mendime, më ngjajnë aq të buta si jastëk ku përnatë vë kryet! Heshtja fitoi, më mundi në këtë raund dhe e lashë të hapur mbi tavolinë zemërimin që më mbante shpirti. Sa e sa herë i kisha përsëritur vetes se trishtimi është i keq kur shfaqet në publik, është armik i imi... Fillova të mendohesha përsëri, ndonëse e shqetësuar nuk e sulmova më veten si fajtore, fundja ishe ti që zotëroje aftësinë t'i ktheje gabimet në mister! Se si ma gërryjnë kraharorin ato pikëpyetje vetëm unë e di... Nuk bëra më asnjë shenjë për t'u dhënë kënaqësi syve të atyre që më rrethonin, se ende në sipërfaqe nuk kishte dalë e vërteta jote e përbërë nga njëmijë e një nyje të dhimbshme që m'a kishin këputur mëndjen! Tek unë, ende jetonin të gjitha thurjet e një kohe të lumtur. U ngrita prej aty e ndesha shikimin në ty, nuk fola, mbyta në det dhe njëherë vërshimin që nuk trembej ...