Më ka dërrmuar kjo histori, më kap si fëmijë që tërheq nënën
prej këmbe me ngulmimin për pak vëmëndje! Bie në mendime, më ngjajnë aq të buta
si jastëk ku përnatë vë kryet!
Heshtja fitoi, më mundi në këtë raund dhe e lashë të
hapur mbi tavolinë zemërimin që më mbante shpirti. Sa e sa herë i kisha përsëritur
vetes se trishtimi është i keq kur shfaqet në publik, është armik i imi... Fillova të mendohesha përsëri, ndonëse e shqetësuar nuk
e sulmova më veten si fajtore, fundja ishe ti që zotëroje aftësinë t'i ktheje
gabimet në mister! Se si ma gërryjnë kraharorin ato pikëpyetje vetëm unë e
di...
Nuk bëra më asnjë shenjë për t'u dhënë kënaqësi syve të
atyre që më rrethonin, se ende në sipërfaqe nuk kishte dalë e vërteta jote e përbërë
nga njëmijë e një nyje të dhimbshme që m'a kishin këputur mëndjen! Tek unë, ende jetonin të gjitha thurjet e një kohe të lumtur.
U ngrita prej aty e ndesha shikimin në ty,
nuk fola, mbyta në det dhe njëherë vërshimin që nuk trembej ta digjte cdo
fjalë... M'u rikthyen në fragment sekondi gjithë ditët kur nuk njiheshim, paskam qënë e lumtur, ashtu krejt pa e ditur.
Lëshomë! Kumboi fjala ime si një abazhur shkëputur prej
tavani e në tokë...
Lëshomë, sepse nuk më mban më shpirti, jam e lodhur e do të
shkoj të pushoj në oazin që britma si të tuat nuk ka! Përtokë u shpërndanë copëza thërrmijash prej xhami, kaploi
heshtja e diku vec habi u dëgjua si një klithmë frike. Ti nuk je më vendi im i
preferuar, ti u tjetërsove në burgun tim! Me gishtërinj kapa fort bishtin e
fustanit, ai u gris...
Si mbi xhama shkela edhe njëherë mbi plagë të miat. Ti më dhemb ende...nuk po të lë të shërohesh duke të të risjellë cdo ditë në mëndje. Ti je prap ditët e fundit në kalendar...
Si mbi xhama shkela edhe njëherë mbi plagë të miat. Ti më dhemb ende...nuk po të lë të shërohesh duke të të risjellë cdo ditë në mëndje. Ti je prap ditët e fundit në kalendar...
Comments
Post a Comment