Skip to main content

Qyteti ynë, i vetmi i mbetur i përbashkët!


Në prag krishtlindjesh, kur aroma e ngrohtë e festës të ketë rrafshuar vendin, kur në cepin e një rruge të shohësh një cift të përqafuar, kur të njohësh fytyrën e vogël të një fëmijë duke soditur ëmbëlsira prej vitrine, kur të dëgjosh tavolinave plot miq duke brohoritur gëzuar, atëherë më kujto mua!
Më kujto dhe trishtohu, e pak nga pak le të ndjesh dhimbjen dhe ti njësoj si unë dikur... Në natën e vonë e të ngrohtë kur të gjithë kanë dikë për të përqafuar, ndjej se sa bosh është të të mungoj...

Në udhëtimet e të tjerëvë, në ngazëllimin e të qënurit në shtëpi, nën ritme të buta kitare e në netët verë-kuqe pranë oxhakut, më kujto dhe ndjej dhe njëherë atë që dikur vuaja unë...
Në netët e fundit të vitit, në bilancet e vetes dhe ato të jetës, në ato numra të papërfillshëm në dukje por që në fund të ditës na bënin të ishim një.

Në shpërthimin e cdo fishekzjarreje, në zhurmë, në ndjesinë e dickaje të re, më kujto! Më kujto dhe trishtohu, njësoj ashtu sic unë bëja pa ty...
Kur në hapjen e kutive ngjyra plot të dhuratave të mos gjesh në asnjë shirit emrin tim, më kujto dhe ndjej cdo të thotë të mos vlesh më për dikë...
Ndihu ndryshe, argëtohu, buzëqesh, dehu, e kur të të pyesin për mua mos u thuaj asgjë, brenda vetes e di që do vuash, unë e di që të dhemb, njejtë si mua dikur...


Vështirë se do të më kuptosh.
Vështirë se do të ketë të tjerë si ne, si ne që duheshim, si ne që braktisëm jetët e një tjetrit, sa keq dukem pa ty, sa pak vlerë mbart në shpinë sot gjithë cfarë bashkë ndërtuam!

Dua të dehesh një natë prej dëshpërimi, me mish e me shpirt të më mallkosh, ta ndjesh dhe ti si unë dhimbjen që vec prej shpirti me grushta do ta largosh. Më vjen keq për veten, e kam torturuar në gjurmime të tuat, e prap udhëtoj gjysëm zemër endur në qytetin që është i vetmi i mbetur i përbashkët!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...