Ndoqëm cdo trishtim,
heshtje e dhimbje, në cdo hap u tretëm ngadalë! I lamë pas të gjitha, mirëkuptimin,
dashamirësinë. Rendëm turr e vrap të urrehemi e pak nga pak t'ja helmojmë ditët
vitit!
Sa shpejt u venit dëshira! Si një zemër e mjerë u tulat për
të fundit herë në gjurmët tona... Sa ftohtë bën në ëndrrat e mia. Sa pak gjumë
për lodhje të shkuara! Si u dogj kështu një qiri i kuq, ende pa ardhur një trokitje në
derë për një përqafim…
Shuaj të gjitha dritat,
e stolisjet prej peme hiqi një nga një, mësomë në të njëjtën formë si ta zhbëj
dashurinë. Mi fshij ditët e më zhduk kujtimet e digj bashkë me to cdo frymëmarrje
të marrë bashkë. Provo të jetosh edhe njëherë emocionet e ëmbla të një historie
krahë-këputur, vetëm, pa mua aty! Sa i shkretë ngjan sirtari bosh pa të voglat
e tua! Një laps mbetur braktisur pa lënë shenjë në ditë me zgjim e me zgjime
ndjesish të reja. Një shtëpi pa zemër mbeti! Një zemër lodhur në cepin e një
dhome veshur me zbrazëtirën tonë!
Rrëzuam cdo premtim, të dobët mbetëm edhe në të fundit fjalë,
thamë gjithë të këqijat bashkë e me zemër ndër dhëmbë urryem! Urryem njëri tjetrin, në pafuqi për të urryer veten për gjithcka dhamë, harruam
gjithcka na bënte të fortë, u dergjëm në shtretër plot vrer darkave të vona
duke murmuritur emrat e njëri tjetrit!
Na lodhi dashuria!
Nuk bën për zemra si të tonat. Jemi të dobët për të mbajtur
mbi shpinë pesha të mëdha, jemi të dobët për rrahje të tilla zemre, për emocione,
jemi të prekshëm deri në palcë, na dhëmb vetja.
Uroj që një ditë, pa asnjë arsye në botë, të gjesh veten
brenda vetes, të humbasësh veten jashtë saj, të shtrëngosh dhëmbët e në heshtje
të pranosh, e kam hequr këmishën e një zemre të lodhur, jam gati të vij në
akullnajat më të thepisura në botë, më lodhi dashuria, më bëri më të fortë!
Për të gjithë ata që nuk të njohën e ata që ende nuk e dinë
se kush je ti, jepi nga vetja gjënë më të fortë që ke, zhvishe nga vetja dobësinë,
përulu me mirënjohje dhe në mesin e tyre ngri një dolli, "duani njerëz, miq, të
gjithë…"
Dhe po në këtë ditë uroj të ndihesh krenar për veten! Është
momenti më i bukur… mbaje mend, dritat shuhen kur zemrat ndizen!
Comments
Post a Comment