Më thuaj pak sa netë ke kauar darkave jashtë me miqtë duke pritur me sytë nga telefoni të cilin e ke vendosur përbri gotës së verës, për të të ardhur një mesazh. "Për hir të zotit, kthe një përgjigje." Ndërkohë që rreth teje diskutohet, gjithcka që ti do të bësh është të nxjerrësh një justifikim dhe të largohesh duke kërkuar ndjesë sepse nuk je fare aty fizikisht dhe mëndërisht. E ngecur në një gati-marrëdhënie me një partner që teorikisht është i mrekullueshem por që ka akoma shumë për të provuar. Ti je në një dashuri e cila është e jotja, në pritje që "Ai" të bëjë dicka e cila të tregojë se ai kujdeset për këtë... Por nuk e bën! Mjaftueshëm për të të bërë ty të mbash mbi supe përgjegjësinë por jo e plotë për të krijuar besim! Kur ti je gati t'i japësh duart, të heqësh dorë, e lodhur nga pritja, shfaqen në derën tënde me shishen e verës në dorë ose kërkojnë të të prezantojnë me një pjestar nga familja e tyre... Nuk paska vdekur e gjithë shpresa dhe ti mendon...