Çfarë saktësisht do të thotë të "... kesh një
sens humori"?
Në përgjithësi ne femrat mendojmë se të kesh një
talent për të të bërë të qeshësh është e rëndësishme, sidomos nga një mashkull. (Por
ata përgjithësisht nuk e kërkojnë në mënyrë reciproke tek femrat këtë gjë, ju
duket pak e tepërt që një femër të ketë sens humori!)
Kam përshtypjen se të gjithë mund të përcaktojnë se
një mënyrë e këndshme e shprehur me fjalë (ose veprime, tani që e mendoj) që
zgjon tek të tjerët një buzëqeshje është një aftësi të vlefshme. Në fakt është
shumë e vlefshme dhe e kam vënë re sidomos kur kam marrë pjesë në takime të
ndryshme ku drejtues të tavolinës kanë qënë përherë të huajt, atyre nuk ju
mungon kurrë një batutë dhe sensi i humorit, gjë që e bën situatën të
amplifikohet si eficente dhe të mos jetë e lodhshme për pjesëmarrësit. Po
cfarë e bën kaq të vlefshëm impaktin që sjell sensi i humorit në çdo lloj marrëdhënie?
Për pjesën më të madhe, unë shoh se humori ndahet
përgjatë dy linjave. Ka njerëz që ndjekin humorin "qen", i cili fokusohet në anën
sipërfaqësore; sende, mënyra, reagime nga një veprim, batuta të shpejta, të
cilat automatikisht të japin një foto konkrete të një humori aty për aty, të “egër”!
Në anën tjetër të spektrit shohim humoristët-macok.
Këta njerëz janë të aftë në fjalë, kanë harkim dhe delikatesë në mënyrën se si e
shprehin një situatë; ata bëjnë lojra fjalësh, dhe kanë një pikë strategjike: e
bëjnë publikun të ndihen se ata janë të zgjuar!
Duke e soditur pamjen e ulur nga vëndi ku ndodhesh
e kupton lehtësisht se në cilën “fushë aksioni” bëni pjesë... është aq e lehtë sa zgjedhja midis maces ose qenit.
Unë vë bast se në çdo takim të parë, ju arrini në përfundim se cfarë janë gjërat
që ju bëjnë të qeshni ose të bëni "sikur"... Fshehja e humorit është e pamundur…Ta vjedh ëmbël pasqyrimin
e dhëmbëve!
Vlera e gjetjes së sensit të humorit është shumë e
qartë, apo jo? Së pari kur nuk është i plotë, humori ka tendencën të japë mesazhe
të gabuara, si një përzierje midis shtrëmbërimit të buzës dhe pohimit të vakët.
E dyta është mënyra sesi humori përafron perspektivën tonë, për të marrë largpamësinë
e një situate e cila kërkon një motorr ta vërë në lëvizjen e dëshiruar. Ajo
zgjeron vizionin tonë, dhe na jep lirinë për të larguar sadopak një problem të
vogël
duke i parë gjërat me syrin optimist.
Ka dy gjëra që na duhen fort, të gjithëve, një sens
humori dhe aftësia për të qeshur kur “shkatërrohemi” shpirtërisht.
Dhe për ta mbyllur në “mënyrën time”, them se njerëzit
janë sexy, kur ata kanë sensin e humorit, kur janë të zgjuar, kur kanë stil,
kur janë të sjellshëm, kur shprehin mendimet e tyre, kur janë krijues dhe kur kanë
karakter.
Humori është atje ku e gjeni, e nëse nuk e gjeni
aty ku jeni, ndërtojeni!
Mos më shikoni mua, kam qënë alamet “humoriste”
dikur…
Desantila
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }