Me ardhjen e vjeshtës, duket sikur gjërat fillojnë të zënë vëndin
e vet, caji i ngrohtë në frymën e ftohtë të mëngjesit, një shall të mbështjellë,
një drithërime e lehtë rrugës për punë, një
kek të ngrohtë për ta shoqëruar ditën ëmbël,
të gjitha ma bëjnë më të këndshme këtë stinë, e sidomos koha që kaloj më shumë
me njerëzit që ma ngrohin shpirtin, në cdo ditë e cdo stinë!
Duke filluar një kapitull të ri me një vizion të ri kupton
se ardhmja përbëhet edhe me gjëra të papritura, se e tillë është ndërtuar…:
Jeta është një përzierje e vazhdueshme duke ndeshur komoditetin e vjetër me
prekjen e të resë, dhe asnjëra nuk është opsion!
Shpesh e gjej veten duke kërcyer në situata të ndryshme
sepse vetem me logjikën time e di se ky është pikërisht drejtimi që realisht
dua të marr. Por e sheh veten në atë minutë duke u përballur edhe me dyer të
mbyllura…. Është pikërisht në këto momente që unë kam kërkuar atë pjesë të
rehatisë dhe nostalgjisë që mund të më ndihmojë të zgjoj dëshirën time pakontrollueshme për të ikur e për t'u fshehur në një vrimë.
Në qoftë se do të isha në pozita rekomanduese , ka shumë gjëra
që më kanë ndihmuar të kaloj një natë të qetë vjeshte, larg panikut dhe brënda aurës së ajrit të ngrohtë!
Për mua "Hachiko", "P.S: I Love You" dhe
"Unfaithful" e sigurisht “Sex and the City” që e kam mësuar përmëndësh,
e plot të tjerë kanë qenë batanija ime e rehatit gjatë ditëve ku ndjeja një “këputje”
prej ndryshimeve dërrmuese.
Çdo film më merr përsëri mbrapsht në një kohë të caktuar dhe
ndjej se është kaq bukur të rikthehem aty ku qëlizat e mia drejtojnë momente të
bukura . Kur kam parë Hachikon kam qarë, me gjithë fuqinë e shpirtit, më
dhimbsjen e një individi që përtej prekjes së putrës të një qeni, u ndje e
pafuqishme me gjithë fjalët e botës për të shprehur atë që Hachiko e bënte me
një vepër. Rënia e shiut, rendja me vrap
drejt kapjes së autobusit, pijet me miqtë në orët e vona… Një rezonancë kujtimesh
në një minutë!
Kam kuptuar se nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë, jeta është e
paparashikueshme. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por në kohë
ajo mund të jetë më pak e kënaqshme. Kam gjetur e rishikuar këto copa të
padëmshme të kulturës po prap “familjariteti” është çelësi për të përqafuar të
panjohurën. Nëse diçka e thjeshtë si një film të sjell gëzim, çfarë të
keqe ka t’I rikthehesh prap?! Shpesh herë e kam veshur veten si Carrie Bradshaw,
e prap me kënaqësi do të qaja lotët e dështimit të dasmës së saj, ashtu si edhe
shkretëtirën e Lindjes së Mesme me ekzaltimin e mikeshave të zemrës.
Debatoj ngahera nëse rileximi i një libri apo rishikimi i një
filmi konsiderohet humbje kohe. Ka aq shumë për të konsumuar dhe aq shumë për të
biseduar rreth një libri sa herë ta lexosh,e rreth një filmi sa herë ta shohësh.
Unë e deklaroj se dashuria ime për "Sex and the City" është një kënaqësi e pafajshme, por unë nuk do të ndjehem kurrë fajtore për këto gjëra të thjeshta që më ndihmojnë
të ndihem e bazuar në pasionet e mia.
Për ty, për ju, për mua, dhe të gjithë ata që emocionet që
shoqërojnë ndryshimet i kanë të forta, përdorni përsëri një libër të cmuar, një film, një këngë, ose shfaqje televizive që ju risjell
gëzim. Jeta nuk duhet të ketë gjithmonë lidhje me rritjen e vazhdueshme dhe
zgjerimin e kapacitetit. Ne të gjithë kemi momentet tona të që na kanë rikthyer
pas, për të na ushqyer me lugë mjalti për një të nesërme…
Desantila
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë