Më thuaj pak sa netë ke kauar darkave jashtë me miqtë duke pritur me sytë nga telefoni të cilin e ke vendosur përbri gotës së verës, për të të ardhur një mesazh. "Për hir të zotit, kthe një përgjigje." Ndërkohë që rreth teje diskutohet, gjithcka që ti do të bësh është të nxjerrësh një justifikim dhe të largohesh duke kërkuar ndjesë sepse nuk je fare aty fizikisht dhe mëndërisht. E ngecur në një gati-marrëdhënie me një partner që teorikisht është i mrekullueshem por që ka akoma shumë për të provuar. Ti je në një dashuri e cila është e jotja, në pritje që "Ai" të bëjë dicka e cila të tregojë se ai kujdeset për këtë... Por nuk e bën! Mjaftueshëm për të të bërë ty të mbash mbi supe përgjegjësinë por jo e plotë për të krijuar besim!
Kur ti je gati t'i japësh duart, të heqësh dorë, e lodhur nga pritja, shfaqen në derën tënde me shishen e verës në dorë ose kërkojnë të të prezantojnë me një pjestar nga familja e tyre... Nuk paska vdekur e gjithë shpresa dhe ti mendon se kjo është një "shenjë nga zoti" që të tregon se dashuria qënka e pashmangshme. Nuk është tamam një shenjë në fakt, është një lexueshmëri e qartë që ka tjetri përballë nesh, e di mirë ai skenën që ke ndërtuar në kokën tënde ti... Dhe e di mjaftueshëm mirë "kulturën e pritjes së provës". E në rast se ti e kalon këtë dhe pas disa kohësh rezulton se je "rast I mirë", ai rishfaqet duke bërë të gjithë hapat e munguar të pritjes tënde. Kjo padiskutim është një strategji e shoqërisë së sotme, që në syrin tim është më shumë si plagë!
Ka mënyra më të mira, mendoj! (Sipas meje)
Në vënd që të bëhemi kërkues ndaj asaj që meritojmë ose realisht duam, sforcojmë cdo qelizë të mundshme me pikëpyetje të mëdha mbi kokë duke thënë:
Ndoshta nuk po bëj mjaftueshëm, sikur të dobësohem ca do dukem më mirë e do t'i tërheq vëmëndjen, nuk i dukem aq inteligjente sa t'ja tundoj mëndjen apo nuk jam aq sexy sa t'a bëj të ndalojë së fjeturi me të tjerat...( e ku dreqin di unë sa e sa të tilla pyetje i bluajmë me mëndje gjithë kohës.)
Më beso! Ti je mjaftueshëm! Dhe ka dicka shumë të fortë në "politikat e marrëdhënies", KOMUNIKIMI!
Thuaj partnerit tënd nëse ai bën dicka që ty nuk të pëlqen, nëse ti nuk ja citon, nuk ka sesi të përmirësohet. Nuk është kërcënim, është kortezi e përbashkët për mirë funsksionim të marrëdhënies. "Ngrihu në këmbë" për gjithcka ti ke nevojë. Merr përsipër përgjegjësinë se si i bën të tjerët të ndihen nëpërmjet veprimeve të tua! Bisedat e vogla bëjnë një zë të madh!
Imagjino sikur të gjithë të vendosnim një standart dhe t'i linim jashtë dere të gjithë ata që tregojnë mungesë respekti...
Comments
Post a Comment