Marrëdhënia njerëzore më e mirë që
kam pasur ndonjëherë në jetë me një mashkull, është ajo me babain tim!
Është ai njeri që ka hyrë në
jetën time dhe është zotuar për të mos u larguar asnjëherë prej saj. Ose më
saktë, kam hyrë unë në jetën e tij… Dhe ndryshe nga djemtë e tjerë, shok, miq, që kanë ecur me ne në jetën tonë, babai kurrë nuk të ka braktisur dhe kurrë nuk do ta
bëjë. Ai për asnjë arsye në botë nuk heq
dorë nga mua, nga ty, nga të gjitha ne vajzat e babit që edhe pse shpesh herë
me reagime adoleshente jemi treguar hakmarrëse me fjalë të forta.
Babi im dhe unë, kemi një
sens humori kaq të çuditshëm, të
vështirë, dhe ndoshta edhe të papërshtatshëm ndonjëherë kur e shoqërojmë me
ironi, por kjo është mënyra jonë. Dhe
pavarësisht nga kohët e vështira që mund të këmi kaluar e situatave që jemi përballur,
prap ndjenja e humorit (që është e jona) ka ndërtuar
kështjellën e saj në aureolën e marrëdhënies tonë.
Lidhja jonë është e fortë që nga fillimi. Edhe pse shumica prej jush më
thërret Tila, ai personalisht e ka zgjedhur emrin tim të plotë: Desantila. Unë
mund të kem modeluar veten me dy duart e mia, në sjellje, reagime, situate, në
cdo aspekt të jetës, jam formatuar e ndërtuar si njeri, por babai im ishte aty
kur mora hapat e parë në jetë.
Jam rritur, kam ndryshuar, jam një
zonjushë e formësuar me një karakter të fortë, duke mos u afektuar aspak nga
diferencat gjinore që rëndom ndodhin në shoqërinë tonë, me një siguri të veshur
që në vogëli se, si vajzë e babit, jam ushqyer me parimin : je e pavaruar dhe
liria jote duhet të eci dorë për dore me mendimet e tua, bëhu zëri yt i dëgjueshëm,
dhe jo ajo cfarë dikton shoqëria, ki besim, mos bëj keq dhe mos kërko të drejtën
tënde, drejtoje ti tavolinën!
Disa gjëra, megjithatë, kanë
mbetur konstante, si humori ynë që është
kështjella ime. Sepse pa marrë parasysh se kush ka hyrë dhe ka dalë në jetën e
tij, unë isha aty (dhe anasjelltas). Pavarësisht nga statusi i tij,orët në punë,
lodhjen mendore, angazhimet personale, kurrë nuk më ka lënë pas dore.
Babai im do, dashuron! Unë jam
prova e parë në jetë që kjo që them faktohet.
Cdo të shtunë e të diel, herët në mëngjes, më sjell makiaton time me shumë qumësht duke më pyetur se si kam fjetur... duke më thënë se kam një croissant të ngrohtë me cokollatë në tavolinë... Duke me përkëdhelur sedrën me cdo ledhë të mundshme që vizioni i tij ndërton duke e lënë pas në kohë moshën që unë e kam, por duke më trajtuar si një vajzë që vazhdimisht ka nevojë për përkujdesje dhe vëmëndje...
Është e çuditshme që në njëfarë
mënyre njerëzit janë habitur dhe kanë vërtetuar se sipas një studimi është
provuar psikologjikisht se ne priremi të gjejmë njeriun e rëndësishëm të jetës,
që mbart të njëjtat cilësi me prindërit tanë. Por, më thuaj….
si mund të mos e duash një njeri si babai yt?
Pavarësisht se kush hyn në jetën
time, së bashku me premtimet për të qëndruar, ka tashmë një burrë në jetën time
i cili ka arritur të ma rrëmbejë fjalën PËRGJITHMONË.
Kjo është arsyeja pse, marrëdhënia
ime e preferuar me një burrë është ajo që kam me babain tim, sepse ajo
është fjalë për fjalë, një marrëdhënie përgjithmonë, e imja, e jona!
Desantila
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +2348032246310 ).
ReplyDeleteAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJITË E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HIQ SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARISË
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë