Kohët e fundit më është bërë
shpesh pyetja "Pse nuk je martuar?" Me guxim të madh madje shtojnë "Nuk ke shumë kohë, vajte 28", thua ti se etaloni matës për këto gjëra është
mosha… Edhe nëse ti ke një të dashur, që nuk ka rëndësi sesi është, nga vjen dhe cfarë përfaqëson, rëndësi
ka “kur do martohesh me të?!” Ka dhe disa pyetje interesante nga shumëllojshmëri
individësh që duke u treguar të përfshirë në bisedë të pyesin: "A e sheh
veten ndonjëherë të martuar?" " A do të jesh e gatshme për të blerë
një shtëpi me vete pa qenë e martuar? " "A ka ai ndonjëherë ndërmënd
të të flasi për martesën? " "A ke folur ti ndonjëherë me të për
martesën?" " A e di ai se çfarë lloji unaze të pëlqen ty". Një
hetuesi e jashtëzakonshme!
Kam vendosur të shpjegoj dhe të
flas për shoqet, miket, koleget, familjarët, të dashuruar e të pamartuar!
Dashuria nuk është gjithcka që ju
nevojitet. Dashuria është pjesa më e lehtë e një marrëdhënieje, por ka qindra komponentë të tjerë që dy njerëz duhet të kenë
për të qënë në funksion pozitiv të një marrëdhënie. Komunikim, besim, respekt
dhe besnikëri(që të gjitha marrin kohë…). Ato kërkojnë energji dhe përkushtim
nga të dy. Në gjendjen time personale, kam pasur kaq shumë komponentë të tjerë
për të marrë në konsideratë sesa zhvillimin e një marrëdhënie. Mora kohën time
dhe u përpoqa ta vë në funksion të një qëllimi që do të jetë i shëndetshëm për
një marrëdhënie e cila nuk nxiton të jetë brënda asaj cka unë konsideroj të
duhur.
Kam nevojë për pavarësi. Kjo
është arsyeja më e rëndësishme që unë nuk jam e martuar që javën e parë që kam
takuar një mashkull. E kam të nevojshme t’a përjetoj pavarësinë. Dhe të ndihem
e gatshme që në momentin që jam mjaftueshëm e “oksigjenuar” me atë cfarë dua të
bëj, aty t’i jap vetes një horizont për një hap më të sigurtë.
Martesa kërkon edhe siguri
ekonomike, dhe mos më thoni se mbi të gjitha ka rëndësi dashuria, nuk më
rezulton kështu në praktikë nëse në duar do të mbash një fëmijë të paushqyer e
ti drejtosh lugën me dashuri për t’i ngopur
stomakun! JO.
Se në fakt kush nuk do ta donte një unazë me
diamante e ta postonte me vrap me nënshkrimin “Game Over Baby", por në
botën e sotme duket sikur kjo është më e rëndësishme se vetë zotimi për të
martesë. Lejomëni të jem e sinqertë, martesa
është e frikshme, ju jeni e detyruar ligjërisht të jeni pjesë e një personi
tjetër përgjithmonë. Martesa duket me të vërtetë e bukur në foto, dasma duket
si një shpërthim, por prapaskena që është një angazhim shumë serioz që
shpresojmë se do të ndahet me gjithë zemër nga dy persona për dhjetëra vitet që
vijnë, nuk është aq e lehtë. Merrni kohë për të folur për të vërteta, të
pranojnë se shumë martesa nuk funksionojnë asnjëherë ashtu sic duhet dhe kudo
ka ngritje-ulje në momente të ndryshme. Dhe duke e ditur se është në rregull që
të jesh e shqetësuar në lidhje me martesën, kjo nuk do të thotë se jeni me
personin e gabuar, thjesht dëshiron të marrësh kohë për t'u siguruar që martesa
është e drejtë për ty.
I kam dhënë gjithashtu vetes një
grimë të hirit në departamentin e martesës. Unë nuk jam e martuar dhe nuk dua të
martohem dhe është komplet zgjedhja ime dhe jam shumë e lumtur për këtë. Gjithë
jetën time kam qenë në këtë udhë normale për një një bashkëjetesë pa përfshirë veten dhe “tjetrin”
në detyrime ligjore. Nuk e shoh asapak martesën si një gol tjetër që kam nevojë
për të arritur, kam kuptuar gjerësisht se momentet më të bukura të jetës nuk kanë
përfunduar në institucionin e martesës, nuk ma bën të lumtur ekzistencën dhe qënien
time një martesë , të lumtur më bëjnë udhëtimet, castet që kam qeshur me
shpirt, dhe cdo gjë që kam bërë e më ka mbushur shpirtin.
Presionet “e botës”, për të bërë një shkollë, një master, për të gjetur një punë, për t’u “rehatuar” me gjetjen e një “burri” nuk më afektojnë aspak dhe me plot gojën do e citoja Ilva Taren në një fjalim që ka mbajtur për TEDx: “UNË NUK I KAM TË GJITHA, POR JAM E LUMTUR"!
DESANTILA
DESANTILA
Comments
Post a Comment