Me ëndrrat e dëshirat e shpirtit! Me të bukurën, me të shëmtuarën, me të pamundurën e me gjithë gjërat që shkojnë keq! Me fjalët që na ngrenë shpirtin peshë e me heshtjen që na dhemb. Me gëzimin, me dhimbjen, me lotin e fshehur e me grushtin mbledhur, me zhgënjimet e me të papriturat, me gjithë botën ose vetëm, rroftë jeta! Do të zgjidhja të recitoja vargje të jetës e të zgjasja dorën mbi një tastë në piano për të veshur me melodi fjalët e ditës time. Do të zgjidhja të këndoja e në shtegtimin e syve të gjeja një cicërimë që më lidh me natyrën e në duetin tonë, të jetojë dielli. Do të zgjidhja të pikturoja bukur me penelat e shpirtit e të mbyllja sytë përpara tablosë së papërfunduar duke lënë zemrën të udhëheqë dorën në letër. Do të zgjidhja të vallëzoja me yjet e të ndiqja hapat e shkëlqimit të hënës, zbathur në trotuarin e dhimbjes, ku këmbët mezi shkëputën prej toke, si vala e përtuar e detit kur puth gurët në breg. Do të zgjidhja të jetoja si e përjetshme dhuratën e botë...