Skip to main content

Dielli lind me ty!

 

Jeta. Këtë mëngjes dielli më bëri ta adhuroj. Pas pemëve që pikonin hije, kishte një shkëlqim të zjarrtë të kuqerremtë, të një qenieje të gjallë, si të një trëndafili të egër në një lëndinë ideale të një shtëpize buzë lumi. Jeta, dikur e zymtë ka përjetuar një lindje dielli, e cila mbush botën me dritë!

Është pikërisht kështu, në atë orë të mëngjesit ku qyteti ende fle, vjen ti dhe botës i jep dritë!

Në atë orë ku fillesa e gjithckaje ngushtohet në dy, ku përqafimi është i shenjtë, ku shpirti është i mbushur e ku zhurma e parë janë hapat që bëjmë, mirëmëngjes botë, dielli lind me ty.

Mbushu me frymë thellë, vrapo, rend, ji mirënjohës, ji i lirë, dashuro dhe lër të të duan. Cdo ditë është një fillim i ri, është një film i shkurtër që jeta na jep. Cdo ditë, miliona mrekulli ndodhin kur dielli lind. Ti je lumturia që nuk gjendet duke luftuar, je ndjesia që nuk fotografohet dot, ti je muzika për dhimbjet që njerëzit nuk shëruan dot, si një dhuratë e shtrënguar fort pas shpirti, ti je copëz zemre e prej zemre na mësove si të duam krejt ndryshe asaj që dinim. Ti je puthje e mbetur pezull, si një orë që nuk punon, si një stacion që më mirëpret, si një emocion që ndizet e gjenerohet në ëndrra. Një pritje në dritë për diellin që lind me ty!

Për të jetuar, do ti them gjithmonë jo gjithckaje që nuk është emocion! Përtej asaj që shoh, përtej asaj që ndjej, do të gjej gjithmonë mëngjesin për të vrapuar drejt një ere që fryn shpresë. Në gotën gjysëm bosh, kthej sytë e kujtimeve atu ku fjalët janë kornizë e jetës, është panorama e plotë e një shpirtin mbushur me ty.

Jeta. Këtë mëngjes më erdhi në formën tënde. Pas fytyrës së buzëqeshur të një kalimtari, pas heshtjes së një fëmije, pas çeljes së një luleje në mesin e një rruge pa krye, pas një melodie që vinte prej së largu, pas rrezes së diellit. Më bëri të vrapoj. Më dha emocion. Më bëri të qesh.

Jeta. Këtë mëngjes më erdhi në formën tënde, sepse dielli lind me ty!

 

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...