Skip to main content

Lejoje veten të më duash!

Më shih njëherë ndryshe, ndoshta nuk jam si atëherë, ndoshta jam bërë më keq a ndoshta jam përmirësuar, por ti merr më të mirën time, nëse mundesh, më shih njëherë ndryshe. Ndoshta nuk jam më aq e bukur a ndoshta do të isha më e bukur se atëherë nëse ti do të të doje të shihje nga unë më të mirën time. Ndoshta të bëj për të qeshur a ndoshta nuk jam aspak e këndshme, po ti lejoje veten të më duash, unë jam ende këtu.

Unë mund të mos jem drita e ditëve të tua, por nuk do të të lija asnjëherë në errësirë, mund të mos jem as dashuria e cmendur që ta bën zemrën të shkundet por do të të dua ty duke të të pranuar me gjithë cmenduritë që ti do zemra, sepse zgjedh të të dua ty të lirë. Mund të jetosh në ishullin tënd e të izolohem me ty nëse ti do të ishe i lumtur sepse unë zgjedh të të dua përtej të gjithave.

Zgjedh të të dua në mëngjes, kur ti nuk je i kujdesshëm, kur ulesh i vecuar, kur zgjedh vetminë, kur reflekton, kur nuk do të më kesh pranë sepse lejoj veten të di që pas shkujdesjes tënde është një njeri i drejtë, kur pas vetmisë është një njeri që ka nevojë për një përqafim, kur nuk jam aty, do të duash të të jem pranë pikërisht sepse të lejova të ishe ti.

Lejoje veten të më duash!

Ndoshta nuk kam fuqinë ta ndryshoj të shkuarën po në dreq të gjitha, jam e lumtur ta ndërtoj një histori të bukur, ndoshta kam gabuar por jam në përmirësim dhe nuk do hiqja dorë nga ushqimi i përditshëm i vetes me emocion, sepse dua dhe nëse dua kam fuqinë të jem e lirë.

Lejoje veten të më duash, thyeji muret dhe mbill lule, largo xhama të thyer dhe vendos bar për të ecur, këmbëzbathur, rrugëto me mua, nuk jemi të përsosur por do të ishim të lumtur nëse do të ishim të zhveshur nga gjëmbat që shohim tek njëri tjetri.

Më shih, jam e bukur ndoshta.

Më dëgjo, do të të pëlqejë.

Më lexo, jam e hapur.

Qëndro, lejoje veten të më duash!

Comments

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

…dikur ëndërroja!

Dhe ishin flluska të vogla që përhapeshin në ajër e gjenin rrugën të shpërthenin në diell. Unë vazhdoja të mbetesha njësoj, me dëshira për ty që i shkruaja me ngjyra në shpirt. Kur të mora në krahë momentin e parë, nuk e di a kishim qënë gjithmonë pjesë e njëra tjetrës apo kishim jetuar një jetë të ndarë e tani u ritakuam. Kam qarë për ty, sa shumë e ndjeva frymën tënde! Rrugë e gjatë udhëtimi ynë, që nga dëshira e deri në ëndrrat që merrnin jetë me ty, cdo ditë. As nuk e dija se sa besnike do ishim ndaj njëra tjetrës në betimin e heshtur për tu parë sy më sy e për të rënë në dashuri me shikim të parë. Ti e jetësuar për ti dhënë zë gjithë mendimeve që sa herë vinin si mysafirë gjenin një tryezë plot më ngjarje që trilloheshin bukur nga dëshira për të të patur. Ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty morën jetë të gjithë frikërat e mia! U gjenda e papërgatitur, për lotët e tu, për kërkesat e tua, për netët e tua pa gjumë, për veten! Unë nuk isha gati të isha ajo që ti mendoje dhe këtë e...

Fuqia e Fjalës!

Fjalët janë të fuqishme. Pak gjëra duhen për  të ndriçuar ose për të dëmtuar dhe fjala padiskutim është si një gjuajtje në shenjë për shumë situata dhe individë. Përpiquni të mos bëni gabime me fjalën, janë si një armë vdekjeprurëse. Luftërat kanë filluar me fjalë, prej fjalës e më pas prap prej tyre kanë përfunduar. Kam njohur  njerëz të cilët janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat e tyre më të brendshme, nevojat, frikën, shpresat dhe ëndrrat ... nëpërmjet fjalëve. Pa aftësinë për të vënë fjalët së bashku për të formuar mendimet tona, ne jemi të humbur. Mungesa e fjalëve mund të jenë shkatërruese. Shumë marrëdhënie janë humbur nga pamundësia e një partneri/e që kanë mungesë vullneti për të folur gjërat midis njëri-tjetrit, por zgjedhin rrugën e shkurtër, heshtjen. Më duket shumë interesant fakti se  kur i bërtasim fjalët tona, ato kanë tendencën të humbasin fuqinë e tyre; pak ironike kur e konsideron se duke pëshpëritur ato nuk do të jenë aq në vëmëndje të...