Kam mall të jem një vajzë e vogël
si dikur, të zhgarravitem me buzëkuqët e sime mëje, t’ja vesh këpucët e të mërzitem
kur ajo nuk më lë të mbaj edhe fustanet e saj.
Kam mall të jem e vogël e të bëj
pyetje naive, t’i shtrëngoj dorën tim eti e të pohoj se “ai i di të gjitha”.
Kam mall për veten fëmijë, ku
zgjedhja e fustaneve të kukullës bëhej motiv dite, ndërsa sot më duhet t’i jap
motiv fustaneve për t’ja veshur ditës…
E urrej faktin se si nuk i besova
kurrë të rriturve kur më thoshin se do të më marrë malli për këto ditë e do t’i
kujtoj gjithmonë, se sa të thjeshta ishin gjërat e përherë të kishe dikë që kujdesej
për ty! Nxitoja të rritesha, të bëja gabime, të pendohesha, nxitoja t’i ikja
vetes!
Dua të rikthehem dhe njëherë në
bankën e klasës së gjashtë, të përjetoj dhe njëherë të voglat emocione për
djalin që të gjitha pëlqenim, të mos më zërë gjumi për një provim të nesërm e të
ankohem se “gjithë hallet e botës” duhet
t’i kaloj unë…
Kam mall për veten fëmijë….
Sesi kërkoja vëmëndje me cdo
kusht e nuk e pranoja kurrsesi se jam e llastuar! Kam mall të fle herët e të zgjohem
për të parë kukullat e preferuara, të luaj jashtë shtëpisë e të kthehem duke
qarë se vrava gjurin, të mësoj bicikletën, të provoj pianon, të filloj notin,
të gjitha…
Kam mall për vajzën e vogël që
kam qënë, ëndrrat e të cilës nuk kishin kufi, që besonte në një botë ku cdo gjë
është e mundur, me një zemër plot e të pathyer…
Dua të mbaj të lidhur fort fëmijën
e të rriturën brënda meje, dua të mos e humbas veten me kuriozitetin e asaj që
isha dikur, të mos heq dorë nga dëshira e fustaneve, të besoj fort se njerëzit
që dua janë të përjetshëm, kam mall të jem naive… jemi veshur keqaz me
mosbesim!
Kam mall të luaj syllambyllaz,
T’i mbyll sytë për cdo dëshirë që refuzon të më plotësohet.
T’i mbyll e t’i fshihem edhe njëherë lojës së pisët të të rriturve!
Të vrapoj për të gjetur një vend ku e liga smë sheh dot,
Të t’i fitoj të gjitha lojët,
E në fund të më gjesh aty ku nisi!
Unë e rritur, ti syllambyllaz, ende fëmijë…
Gojeembel, me bere te enderroj.
ReplyDelete